Gjendet trupi i vdekur në Liqenin e Ohrit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se një 66-vjeçar nga Ohri është gjetur i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit, transmeton Portalb.mk.

“Më 28.08.2021 në ora 07,30 në SPB Ohër, B.P.(34) nga Shkupi ka denoncuar se në ujërat e Liqenit të Ohrit në rrugën “Bregu Maqedonia”, ka vërejtur një trup. Është konstatuar se bëhet fjalë për personin me iniciale L.A.(66) nga Ohri. Vdekje pa lëndime trupore të dukshme në trup ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Ohër, kurse me urdhër të prokurori publik trupi i të ndjerit është dërguar në obduksion.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button