Macron: Franca dhe Britania do të propozojnë krijimin e një zone të sigurt në Kabul

Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbledhjes urgjente të Kombeve të Bashkuara, nesër, duke propozuar krijimin e një zone të sigurt në Kabul, me qëllim që të mbrohen njerëzit që po tentojnë të largohen nga Afgansitani, tha presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Macron tha se propozim-rezoluta jonë ka për qëllim që të definojë një zonë të sigurt në Kabul, nën kontrollin e OKB-së, që do të lejonte vazhdimin e operacioneve humanitare.

Gjatë vizitës së tij në Mosul të Irakut, Macron kishte deklaruar se shpreson që një propozim i tillë të përkrahet.

“Nuk shoh se kush mund ta kundërshtojë vazhdimin e sigurt të operacioneve humanitare”, tha Macron.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka thirrur takimin e Këshillit të Sigurimit për të diskutuar për Afganistanin.

Macron dje deklaroi se Franca do të zhvillojë diskutime me talibanët lidhur me situatën humanitare në Afganistan dhe për mundësinë e evakuimit të më shumë njerëzve.

Forcat amerikane, që ruajnë aeroportin e Kabulit, kanë filluar tërheqjen. Ata duhet të tërhiqen nga Afganistani deri më 31 gusht. Franca është në mesin e shumë vendeve që veçse kanë përfunduar operacionet e tyre të evakuimit nga aeroporti i Kabulit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button