Zaev: Larmia e kandidatëve për kryetarë dhe këshilla komunal është konfirmim i lirisë

Kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas shënimit të fillimit të ndërtimeve për linjën e interkonjeksionit 400 Kv, Manastir-Elbasan, tha se larmia e kandidatëve për kryetarë komunash dhe listash këshilltarësh është një konfirmim i lirisë, dhe liria sjell më shumë demokraci, transmeton Portalb.mk.

“Lista e larmishme e kandidatëve është vërtetim i lirisë, kurse liria sjellë demokraci më të mirë. Bëhet fjalë për zgjedhje shumë të rëndësishme, ku personalitetet janë dominuese në perceptimin e qytetarëve dhe cilëve do t’ua japin mbështetjen gjatë 4 viteve të ardhshme. Në këtë drejtim, është shumë e logjikshme të paraqiten më shumë qytetarë të inkurajuar edhe për listat e këshilltarëve dhe për kryetarë komunash”, tha sot Zaev.

Në zgjedhjet lokale të tetorit në Maqedoninë e Veriut do të garojnë shumë lista të pavarura për kryetarë dhe anëtarë për këshillat komunal, në mesin e të cilave është Danela Arsovska për Qytetin e Shkupit, “Më mirë për Tetovën, në Tetovë, në Shkup garon “Qyteti i Gjelbër Human”,  në Manastir garon “Poinaku”, në Gostivar “Gostivari që dua” dhe shumë të tjera.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button