“Shqiponja” nga Shipkovica nuk ka të ndalur

Blerina Seferi, vazhdon me paraqitjet e saja të mrekullueshme, kësaj radhe duke triumfuar në turneun ndërkombëtar “Cup Bottrop”. Blerina deri te suksei ka mposhtur pesë kundërshtare. Në gjysmëfinale edhe pse ishte e lënduar në gishtin e dorës, ajo shtrëngoi dhëmbët duke u kualifikuar në finale, ku u ballafaqua me, Frederike Fiedel e cila vitin e kaluar ishte fituese e këtij turneu.

Forma e mirë e Blerinës, nuk njihte statistikat, duke e mposhtur kundërshtaren e saj. “Në gjysmëfinale isha e lënduar, por nuk asnjë herë nuk u dorëzova. Në finale kundërshtarja ime ishte me mjaft përvojë dhe ishte e papërshtatshme, por e befasova atë me teknikën që e përdora, duke marrë në fund fitoren”, tha për “Portalb”, Blerina Seferi.

Në këtë turne ndërkombëtarë morën pjesë 16 klube nga Gjermania, Finlanda, Belgjika, Sllovenia, Holanda dhe Danimarka./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button