Haradinaj kërkon legalizimin e kanabisit në Shqipëri, por jo të mbillet si fasule

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për ABC tha se kanabisi është një nga problemet e Shqipërisë dhe zgjidhja sipas tij është legalizimi. Ai i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama që të marrë guximin dhe të bëjë një ligj, si Maqedonia e Veriut për ta legalizuar kanabisin, transmeton Portalb.mk.

Haradinaj tha se kam dëshirë ta shoh Shqipërinë më shumë shtet ligjor, ekonomi të forte, dhe respektim të ndërsjelltë të bindjeve.

“Kisha menduar që është tepër me rëndësi me legalizuar narkotikët në Shqipëri me ligj, sidomos ata që mbjellin. Kanabisin. Duhet ta marrë guximin. Ta legalizojë. Të bëjë ligj për kultivimin e tyre. E ka bërë Maqedonia. E kanë bërë popuj të tjerë. Ta heqim veten si shqiptarë nga harta e tyre që jemi vend narkotik. Ligj, transparencë, buxhet”, Tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se me këtë do ta pastronim emrin si shqiptarë dhe se rrezik ka si është sot, jo nëse legalizohet.

“Maqedonia e ka bërë. Edhe Shqipëria ta bëjë një ligj. Nuk po them, me e mbjellë si fasule. Por të paktën të kemi një mbulesë para të gjithë të tjerëve, se ka një sektor ekonomik të caktuar, në bazë të ligjit, në Maqedoni e kanë bërë, e përdorin për mjekësi, për të tjera”, shtoi Haradinaj.

Kjo temë për herë të fundit është lakuar nga kryeministri Edi Rama një vit më parë, teksa në një konferencë për mediat tha se po konsultohet me ekspertizë ndërkombëtare për çështjen e legalizimit të kanabisit në Shqipëri për arsye mjekësore.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button