Filloi ndërtimi i linjës së transmetimit Manastir – Elbasan, pritet të përfundojë deri në 2023

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Ohër ka shënuar nisjen e ndërtimit të linjës së transmetimit 400 kV për lidhjen e sistemeve të transmetimit të energjisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, Manastir – Elbasan. Ai tha se me këtë përfundon edhe realizimi i rrjetit të transmetimit mes Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Italisë. Kurse ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kjo shënon fillimin e lidhjes energjetike me Shqipërinë, shkruan TV 21, transmeton Portalb.mk.

Ky investimi kap vlerën prej 50 milionë eurosh dhe siç tha Zaev, bëhet fjalë për një ndër investimet më të mëdha të transmetimit të energjisë elektrike në vend. Kjo pritet të përfundojë në vitin 2023 dhe me këtë do të kompletohet edhe rrjeti i Korridorit 8.

“Me këtë përfundon edhe lidhja energjetike me të gjitha shtete e rajonit”, tha Zaev.

Nga ana tjetër ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se ky është një nga investimet më të rrëndësishme për atë si ministër, dhe se ky interkonektor ka për qëllim edhe rritjen e konkurrencës në vend dhe rajon për investim në ekonominë energjetike.

“Ky është një nga investimet e rëndësishme për mua si ministër e Ekonomisë dhe besoj edhe për tërë Qeverinë, duke e pasur parasysh se fillojmë edhe lidhjen me Shqipërinë”, tha Bekteshi.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) thanë se realizimi i këtij investimi në funksion të plotë do ta vendosë Korridorin elektroenergjetik lindje – perëndim që nënkupton transit të rrymës nga Bullgaria, përmes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë deri në Itali.

“Ky është një nga investimet e rëndësishme për tërë vendin, duke e pasur parasysh se fillojmë edhe lidhjen me Shqipërinë. Vlerësojmë se ky interkonektor, ka për qëllim edhe rritjen e konkurrencës në vend dhe rajon për investim në ekonominë energjetike.  Ky investim prej 50 milionë euro është në kuadër të Strategjisë energjetike të miratuar nga Qeveria, e cila parasheh ndërtim të rrjeteve të reja të energjisë së ripërtëritshme. Edhe në kohë pandemie dhe krizës ekonomike. Ky projekt, do të përmirësojë sigurinë në furnizimin me energji elektrike dhe do të jetë autostradë e re për transmetimin e energjisë elektrike që do t’u mundësojë qasje të gjithë operatorëve ekonomik deri te burimet e energjisë dhe çmime konkurrente.”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

 

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button