Mos u mashtroni, vaksina nuk ndryshon ADN-në e trupit

“Analisti i njohur habit sërish: Duan të fusin në trupin tonë gj.ak.un e Dj.all.it” është titulli i dezinformatës që recensojmë. Në rrjetet sociale dezinformata është publikuar më 24 gusht nga një faqe me emrin “Lajme Express”, faqja ka më shumë se 500 mijë ndjekës në “Facebook”. Përmbajtja e tekstit që po recensojmë bazohet në komentet e Alfred Cakos. Edhe pse në postimin e lartpërmendur Cako vlerësohet si një “analist i njohur” ai në fakt është në figurë kontroverse nga Shqipëria i cili komenton ngjarje dhe fenomene të ndryshme jetësore bazuar në teori konspirative. Asnjë deklaratë e këtij personi nuk bazohet në fakte dhe burime shkencore.

Ajo që është shqetësuese është interaksioni që postimi ka marrë në rrjetet sociale, në vetëm pak ditë postimi është pëlqyer nga rreth 630 persona, ka 425 komente dhe është shpërndarë nga 106 përdorues tjerë të “Facebook”.

Screenshot nga përmbajtja që recensojmë

Në përmbajtjen që recensojmë Cako pretendon se “përmes vaksinimit një pjesë e elitës botërore synon që të kontrollojë pjesën tjetër duke ndryshuar madje dhe ADN-në në trup”. Një pjesë të komentit të Alfred Cakos, i cili mori qindra pëlqime dhe shpërndarje, e shikoni më poshtë:

“Duan të na ndryshojnë A.D.N-në, duke na bërë si shalqinj pa fara, që duket i bukur por që në fakt nuk ka më asnjë lidhje me frutin real. Va.ks.inat janë v.ras.tare, nuk i kanë bërë më para, pasi në 2018 zbuluan atë që tregohet në Bi.bë.l, marrja e atributeve të Zotit në trupin e njeriut. Lu.f.ta sapo ka filluar, ku 1% e popullsisë duan të vr.as.in pjesën tjetër”.

Po bëhen dy vite që bota lufton me pandeminë dhe “infodeminë”

Virusi që shkaktoi pandeminë globale COVID19, për herë të parë u paraqit në Vuhan të Kinës në dhjetor të vitit 2019. Sëmundja e re dhe e panjohur për njerëzimin u shkaktua nga një virus i familjes Koronavirus. Koronaviruset janë familje e madhe virusesh të cilat shkaktojnë sëmundje te njerëzit ose kafshët. Sa i përket infektimit të njerëzve, njihen disa koronavirusë të cilët shkaktojnë sëmundje të sistemit respirator. Virusi i ri u emërtua COVID-19 që do të thotë: CO-corona, VI-virus, D(ang.-diseas)-sëmundje, 19 – ndërlidhet me vitin 2019. Këto janë të dhëna zyrtare të konfirmuara nga shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Bashkë me përhapjen e pandemisë filloi dhe një fushatë e ashpër dezinformimi e cila nga ekspertët u quajt si “infodemi”. Persona jo relevantë, mediume jo profesionalë dhe teoricentë të konspiracioneve vazhdimisht kanë përhapur lajme të rrejshme në opinion. Në një periudhë kur njerëzit përballeshin me një virus të panjohur dezinformatat kanë shkaktuar shumë kaos dhe huti në opinion por edhe kanë rrezikuar jetën e njerëzve duke i bërë ata të largohen nga mënyrat e duhura të trajtimit nga virusi i COVID19. Alfred Cako është një nga personat jo-relevant i cili gjatë gjithë kësaj periudhe ka përhapur dezinformata rreth pandemisë COVID19. Të gjitha komentet e tij bazohen në teori konspirative dhe jo në fakte shkencore. Dezinformatat e Cakos kanë evoluar varësisht se si ka rrjedhur situata me COVID 19. Aktualisht komentet e tij kanë të bëjnë me procesin e vaksinimit për tu mbrojtur nga COVID19.

Vaksinat janë një mjet jetik në betejën kundër rezistencës antimikrobike

Vaksinimi është një nga mënyrat më efektive për parandalimin e sëmundjeve. Vaksina i ndihmon sistemit imunitar që ti njoh dhe ti luftojë patogjenët (faktorët që shkaktojnë sëmundje) si viruset ose bakteret. Është i pavërtetë dhe absurd pretendimi i Alfred Cakos se vaksinat vrasin njerëz dhe se do na i ndryshojnë ADN-në e trupit.

Pikë së pari, nuk është hera e parë që populli në mbarë botën vaksinohet për të mbrojtur nga një sëmundje. Dimë historikisht se njerëzit ndër vite janë përballur me pandemi të ndryshme dhe vaksina ka qenë zgjidhje.

Më pas, imunizimi është një histori globale e suksesit për shëndetin dhe zhvillimin, duke shpëtuar miliona jetë çdo vit. Vaksinat zvogëlojnë rrezikun e marrjes së një sëmundjeje duke punuar me mbrojtjet natyrore të trupit tuaj për të krijuar mbrojtje.

Kur merrni një vaksinë, sistemi juaj imunitar përgjigjet. Sot kemi vaksina për të parandaluar më shumë se 20 sëmundje kërcënuese për jetën, duke ndihmuar njerëzit e të gjitha moshave të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme. Aktualisht imunizimi parandalon 2-3 milionë vdekje çdo vit nga sëmundje si difteria, tetanozi, pertusis, gripi dhe fruthi. Bëjnë të ditur fakte të OBSH-së.

Programi i parë i vaksinimit masiv kundër COVID19 filloi në fillim të dhjetorit të vitit 2020. Në mbarë botën janë administruar të paktën 13 vaksina të ndryshme (në 4 platforma). Vaksinat anti-COVID19 kanë kaluar në të gjitha testet e nevojshme deri sa u vlerësuan si efektive dhe efikase nga autoritetet përkatëse. Në Maqedoninë e Veriut jepen këto vaksina:

Astra Zeneca:

  • Lloji i vaksinës: adenovirusi si vektor, që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2

Pfizer/Biontech

  • Vaksina ARNt (mRNA) i jep informacion organizmit për të prodhuar proteinë karakteristike të virusit SARS-Cov2.

Sinopharm-Sinovac

  • Virusi i paaktivizuar SARS-Cov2

Sputnik V

  • Lloji i vaksinës: adenovirus si vektor që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2

Më shumë informacione rreth secilës vaksinë që jepet në Maqedoninë e Veriut mundeni të gjeni në këtë LINK.

 

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button