Kosova ashpërsoi masat, u rikthye kufizimi i lëvizjes

Qeveria e Kosovës sot ka ashpërsuar masat kundër Covid-19, pasi situata epidemiologjike është rënduar.Masat pritet të hyjnë në fuqi nesër, pas publikimit të vendimit dhe do të jenë në fuqi deri më 13 shtator, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Qeveria vendosi që viti i ri shkollor të fillojë më 13 shtator. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia kjo grupmoshë së fundmi është bërë edhe shpërndarës i virusit.

Sipas ministrit Vitia, situata epidemiologjike në javët e fundit ka qenë e rëndë.

Në masat e reja përfshihen:

  • Kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
  • Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar për një orë dhe ky sektor tashmë do të mund të punojë deri në ora 21:30 dhe do të lejohet të punojë vetëm në hapësira të jashtme.
  • Institucionet publike dhe private janë të obliguara të punojnë vetëm me staf esencial deri më 13 shtator. Pas kësaj date, punëtorët e sektorit publik duhet të dëshmojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse që t’iu lejohet hyrja në vendet e punës.
  • Po ashtu, të gjith personat që do të hyjnë në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë.

Vitia: Deri në fund të vitit, mbi 60 për qind e popullatës do të vaksinohet

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se pavarësisht se Kosova nisi e fundit në rajon fushatën e vaksinimit, ky proces po shkon mirë. Ai tha se deri më 6 shtator presin që në vend të arrijnë 650.000 doza të vaksinës.

Ndërkaq, ministri Vitia, gjatë një konference pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se Kosova, me ritmin aktual të vaksinimit, deri në fund të vitit do ta tejkalojë synimin e vaksinimit të 60 për qind të popullatës.

“Ky virus do të na shoqërojë edhe për një kohë të gjatë, por vaksinimi nga mbron prej tij. Megjithatë, kemi parë se disa vende, përkundër vaksinimit masiv të qytetarëve efekti mbrojtës i vaksinave duke se është 7-8 muaj, pavarësisht se nuk ka studime të qëndrueshme në këtë drejtim. Prandaj, ne si Qeveri qysh tashmë jemi bërë gati për të siguruar dhe negociuar edhe dozën e tretë që ta kemi të gatshëm nëse paraqitet nevoja”, tha Vitia.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se sot 18 persona ndërruan jetë kurse u regjistruan 1.891 raste të reja nga 13,120 testime të kryera. Në 24 orët e fundit jnaë shëruar 1,283 pacientë, kurse numri i rasteve active është 25,797

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button