Dita e parë e afganëve në Tiranë

154 afganët që mbërritën gjatë natës në Rinas, janë akomoduar në konviktet e Qytetit Studenti. Ata po qëndrojnë në godinat 11 dhe 12, pranë menzës dhe qendrës shëndetësore. Dalja e refugjatëve nga godinat bëhet me ndihmën e vullnetarëve dhe stafit të Bashkisë Tiranë, të cilët i orientojnë në zone, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk.

Ata shprehen te kënaqur për mikpritjen dhe shtojnë se janë të lumtur që shpëtuan nga ferri që po instalohet në vendin e tyre.

Avioni i dytë, që u nis nga Kabuli mbërriti një natë më parë në aeroportin e Rinasit, rreth orës 22:45, me 95 pasagjerë në bord, mes të cilëve 2 foshnje.

Pas mesnate, rreth orës 01:15 mbërriti dhe grupi i dytë, me fluturimin nga Doha, me 59 shtetas të tjerë afganë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka tha se shumica e këtyre shtetasve janë studentë dhe gra të zëshme të shoqërisë civile në Afganistan, të cilave u rrezikohet jeta nga talibanët.

Dy ditë më parë, rreth orës 23:00 arriti avioni i parë me 121 afganë. Ata janë akomoduar në strukturat hoteliere të Golemit.

Refugjatët politikë, që janë evakuuar me sukses nga Kabuli do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, deri në momentin kur të pajisen me vizat amerikane.

Njëë nga familjet që janë të vendosura në qytetin Studenti janë familja tre anëtarëshe Azimin, bashkëshorti, bashkëshortja dhe vajza e tyre e vogël.

“Ne sot jemi të relaksuar. Faleminderit Shqipërisë për koordinimin dhe të ndihmuarin që ne të jemi gjallë. Unë në Afganistan kam punuar ti teknolog ushqimesh për një kompani që prodhonte ujë mineral. La pas një situatë shumë të rëndë. Nëna ime dhe vëllezërit janë ende atje. Mbrëmë ne mbërritëm këtu dhe mëndja ime nuk ishte e qetë. Se çfarë do të bëjmë për të ardhmen do të vendosim në vazhdim nëse do të qëndrojmë këtu apo do të dalim nga Shqipëria”, tha Rashid Ahman Azamid.

Lima, bashkëshortja e Rashidit tregon së në Afganistan ka punuar në një departament të ish qeverisë për çështjet e agrikulturës:

“Unë jam e gëzuar për veten time dhe familjen që erdhëm këtu por më mungojnë prindërit dhe atdheu im. Ishte e vështirë për ne ta linim Afganistanin, të linim atje familjet dhe prindërit në atë situatë. Nuk e di çfarë do të na ndodhte nëse vijonim se jetuari atje. Isha e vogël kur prindërit më thoshin se Talibanët nuk ishin njerëz të mirë dhe nuk na lejonin ne vajzave të shkonim në shkollë dhe gratë të punësoheshin. E lamë Afganistanin pasi duam që vajza jonë të rritet e lirë. Të studiojë e të ketë një jetë të mirë. Jo si jeta jonë. Ne jemi këtu vetëm për vajzën. Jemi të kënaqur me akomodimin dhe çfarë na është ofruar këtu. Faleminderit”, tha Lima Azamid.

Natyrshëm banorët e qytetin studenti janë kurioz të dinë më shumë për këta qytetarë afgan me të cilët do të duhet të bashkëjetojnë në muajt në vazhdim.

Për momentin vetëm godina 11 është mbushur me kapacitet të plotë ndërsa ajo 12 është gati për të mik-pritur kontigjenin e tretë të qytetarëve afganë që mund të mbërrijnë mbrëmjen e kësaj të shtune ose ditët në vijim.

Pas gati 20 vitesh, talebanët kanë marrë sërish në kontroll Afganistanin dhe po vendosin një regjim të rreptë në vend, sipas “ligjeve të tyre islamike”. Shenjestra kryesore e tyre janë funksionarë, intelektualë dhe shtetas të tjerë që kanë shërbyer për SHBA-në dhe NATO-n.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button