Tetovë, 5 persona kanë ndërruar jetë kurse 124 janë në hospitalizim

Tetova vazhdon të jetë në gjendje kritike për sa i përket Covid-19. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona kurse të hospitalizuar janë 124 pacientë, njofton Portalb.mk.

Dr. Gzim Nuredini informoi se në 24 orët e fundit në Tetovë kanë ndërruar jetë 5 persona. Për momentin në Tetovë ka gjithsej 124 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 123 janë me terapi oksigjeni dhe një në respirator. Ndërsa numri i kontrolleve ambulantore është 175.

Dje Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit u  regjistruan 1.037 raste të reja nga 6.654 të testuar, 534 pacientë u shëruan ndërkaq 36 ndërruan jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 173,689, të shëruarve 154,174, numri i vdekjeve 5,818 dhe numri i rasteve active në vend është 13,697.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button