Britania sot do të përfundojë evakuimet nga Afganistani

Trupat britanike do të përfundojnë misionin e tyre për evakuimin e civilëve nga Afganistani sot, tha shefi i forcave të armatosura, gjenerali Nick Carter, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Gjenerali Nick Carter tha se janë në fund të evakuimit, që do të ndodhë gjatë ditës. Dhe më pas do të jetë e nevojshme që të kthejnë trupat e tyre së bashku me avionët.

“Ne nuk kemi qenë në gjendje që të evakuojmë të gjithë dhe kjo është e rëndë. Ne jemi përballur me disa gjykime shumë sfiduese që është dashur të ndërmarrim në terren”, tha Nick Carter.

Shtetet e Bashkuara dhe forcat aleate janë drejt fundit të evakuimit të qytetarëve të tyre dhe shtetasve amerikan, teksa afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave të huaja nga Afganistani po afrohet.

Dje, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se Uashingtoni beson se ende ka rrezik ndaj aeroportit të Kabulit, pasi më 26 gusht ndodhi një sulm vetëvrasës ku u vranë rreht 170 persona.

SHBA-ja dhe partnerët kanë evakuuar rreth 111.000 persona që prej 14 gushtit, një ditë para se talibanët të hynin në Kabul, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë më 27 gusht.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button