Danimarka do të heq kufizimet e mbetura ndaj Covid-19

Danimarka do të heqë të gjitha kufizimet e mbetura kundër përhapjes së Covid-19 deri më 10 shtator. Ky vendim vien pasi Ministria e Shëndetësisë deklaroi se virusi nuk është më  kërcënim kritik për shoqërinë për shkak të nivelit të lartë të vaksinimit në vend, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke tha se epidemia është nën kontroll dhe se kanë nivele rekorde të vaksinimit.

“Kjo është arsyeja pse mund të heqim qafe rregullat e veçanta që do të vendosim në luftën kundër Covid-19,” tha ministri i shëndetësisë, Magnus Heunicke.

Ai megjithatë paralajmëroi se edhe nëse vendi e ka gjendjen e mirë tani, epidemia nuk ka përfunduar dhe qeveria nuk do të hezitojë të veprojë shpejt nëse sipas tij kërcënohet përsëri funksionimi thelbësorë i shoqërisë.

Danimarka është vendi i tretë me më së shumti të vaksinuar në BE, sipas Our World in Data, me 71% të popullsisë që kanë marrë dy dozat. Mesatarja shtatë-ditore e rasteve të reja të koronavirusit për një milion banorë në  Danimarkë qëndron në 167, pak mbi mesataren e BE-së prej 149, por shumë poshtë shifrës së Britanisë prej 492, sipas të njëjtit botim shkencor në internet, raporton TheGuardian.

Kufizimet për udhëtimet në Danimarkë, megjithatë, do të qëndrojnë në fuqi të paktën deri në tetor sepse ato mbulohen nga një marrëveshje e veçantë midis partive qeverisëse të vendit që nuk skadon deri në një datë të mëvonshme.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button