Zaev dhe Cipras morrën çmimin e paqes për Marrëveshjen e Prespës

Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras sot morrën Çmimin Ndërkombëtar të Paqes në Westphalia për vitin 2020. Ky çmim iu dha  për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë, e cila zgjidhi mosmarrëveshjen e gjatë të emrit, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Në ceremoninë në Munster, çmimi u dha nga Presidenti i Letonisë Egils Levic, si përfaqësues i tre vendeve baltike që morën këtë çmim për vitin 2019.

“Marrëveshja e Prespës është pika kthese në rajonin tonë. E ardhmja ishte ideja udhëheqëse gjatë gjithë procesit. Të dyja palët i pranuan kompromiset, ne krijuam një atmosferë për të diskutuar hapur të gjitha çështjet, edhe kur mendohej se ishte e pamundur. Ne thamë se nuk do të lejojmë që procesi të përfundojë pa një zgjidhje. Cipras dhe unë vendosëm të gjejmë një zgjidhje, jo të vonojmë procesin. Ne ishim plotësisht të vetëdijshëm se po rrezikonim karrierën tonë politike, por e ardhmja jonë ishte më e rëndësishme dhe kjo është arsyeja pse gjetëm një zgjidhje. Ne jemi të lumtur që marrim çmime, është një nder i madh që bota njeh madhështinë e arritjes sonë të arritur me Marrëveshjen e Prespës,” tha Zaev pas marrjes së çmimit.

Ndryshe, Marrëveshja e Prespës u nënshkrua më 17 qershor 2018 në Prespë, Nivitsi, Greqi, ku vendi mori një emër të ri kushtetues Maqedonia e Veriut. Ky veprim e zhbllokoi integrimin euro-atlantik dhe Maqedonia u bë anëtare e NATO-s, si dhe BE miratoi hapjen e negociatave të anëtarësimit.për anëtarësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button