Kosovë, rritet numri i pacientëve në gjendje të rëndë të shtrirë në spitale

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njoftoi sot se 63 pacientë janë në kujdes intensiv. Kjo shifër paraqet rritje, pasi një ditë më parë, në gjendje të rënduar shëndetësore ishin 55 pacientë, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit, në spitale dhe klinika ku trajtohen pacientët me Covid-19 janë të shtrirë 1.165 pacientë, ku 1.077 janë të konfirmuar me Covid-19. Prej tyre 944 pacientë janë duke u trajtuar me terapi oksigjeni.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës trajtim po marrin 394 pacientë me Clovid-19, ku numri më i madh i tyre po trajtohen në Klinikën Infektive, përkatësisht 120 pacientë.

Ndërkaq, në Klinikën Infektive 2 (Mjekësia Sportive) janë 80 pacientë, në atë të Pulmologjisë 77 pacientë, në Klnikën Infektive 3 (Interno) janë 71 pacientë, në atë të Gjinekologjisë 29 pacientë, në Mjekimin Intensiv Qendror COVID janë të shtrirë 15 pacientë si dhe në Klinikën e Pediatrisë po marrin trajtim 11 persona.

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 683 persona të infektuar me Covid-19. Spitali i Prizrenit është më i ngarkuari, ku trajtim po marrin 176 pacientë. Në atë të Pejës janë të shtrirë 174 pacientë, në spitalin e Gjilanit 134, në Gjakovë po trajtohen 134 pacientë, në spitalin e Ferizajt janë 76 pacientë, në Mitrovicë 44 dhe në spitalin e Vushtrrisë janë të shtrirë 26 pacientë.

Ndryshe, dje Kosova regjistroi 16 viktima dhe 2.098 raste të reja me Covid-19. Për shkak të rritjes së rasteve javëve të fundit, është paralajmëruar se autoritetet do të marrin masa të reja me qëllim që ta frenojnë përhapjen e mëtejme të virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button