Kosovë, masa të reja priten të hynë në fuqi

Qeverisë së Kosovës do të mblidhet sot në ora 16:00, për të diskutuar dhe vendosur rreth shtrëngimit të mëtejmë të masave të reja anti-Covid, shkruan RTV 21, transmeton Portalb.mk.

Sipas diskutimeve me nivelin komunal, që ka bërë ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet që masat e reja të cilat do të jenë të vlefshme deri më 13 shtator të jenë këto:

  • Viti i ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.
  • Të kthehet ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00.
  • Gastronomia të mbyllet nga ora 21:30.
  • Të shtohet staf shëndetësor dhe inspektorë rreth 1 mijë e 116.

Ndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive është 25 407. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111 400, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 403 persona.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button