Shekerinska dhe Tonin vizituan Berovën, zjarrfikësit e RMV-së do të shkojnë në stërvitje në Slloveni

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe homologu i saj slloven Matej Tonin vizituan mbrëmë Berovën, ku kohëve të fundit zjarrfikësit nga Sllovenia ishin pjesë në shuarjes së zjarreve që prekën  rajonin e Berovës.  Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë tha se Berova është qyteti më i famshëm maqedonas në Slloveni, sepse njerëzit ndiqnin me kujdes lajmet për zjarret, kurse ministrja e Mbrojtjes së RMV-së tha se të dy vendet do të dalin me një program të përbashkët për të reformuar sistemin e zjarrit në vend, transmeton Portalb.mk.

Shekerinska dhe Tonin patën një takim me kryetarin e komunës së Berovës, Zvonko Pekevski dhe qytetarët. Nga ky takim sipas Miistrisë së Mbrojtjes, Pekevski përcolli mirënjohjen e njerëzve nga Malesheva për ndihmën e ofruar nga zjarrfikësit slloven dhe Ushtria gjatë zjarreve të fundit.

Sekerinska vuri në dukje se pas tragjedisë në Berovë dhe mbështetjes së madhe nga Sllovenia, u bë e qartë se sistemi i shuarjes së zjarrit ka nevojë për reformë dhe se mbështetja e vendeve mike duhet të përdoret në atë drejtim.

“Sllovenia ka përvojë të madhe, është parë në Berovë dhe ne do ta përdorim atë. Ministri Tonin ofroi një shans për zjarrfikësit tanë të shkojnë në trajnim në Slloveni, dhe të pajisin njësitë e zjarrfikësve me pajisje dhe trajnime për trajtimin. Berova i ka afruar dy vendet tona në një marrëdhënie që do të mbahet mend dhe do të zgjasë përgjithmonë”, tha Shekerinska nga ku theksoi se të dy vendet do të dalin me një program të përbashkët për të reformuar sistemin e shuarjes së zjarrit në vend.

Ministri slloven, Tonin tha se ishte kënaqësi të ndihmoje miqtë kur ata kishin më shumë nevojë për ndihmë.

“Ne iu përgjigjëm menjëherë thirrjes duke dërguar zjarrfikës dhe pajisje. Jam i kënaqur që ishim pjesë e aksionit të suksesshëm për të fituar mbi zjarret, për të shpëtuar atë që ishte e nevojshme për të shpëtuar, për të cilën jemi shumë krenarë. Berova është qyteti më i famshëm maqedonas në Slloveni, sepse njerëzit ndiqnin me kujdes lajmet nga këtu gjatë zjarreve. Berova ishte i pranishëm në media gjatë gjithë kohës, kështu që zemrat tona ishin me ju në atë kohë dhe ne jemi të kënaqur që nuk pati dëme njerëzore apo materiale”, tha Tonin.

Ai vuri në dukje se Sllovenia përmes Ministrisë sonë të Mbrojtjes do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në fushën e mbrojtjes nga zjarri, veçanërisht përmes donacioneve të pajisjeve për të mbështetur zjarrfikësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button