RMV, mbi 13 mijë raste aktive me Covid-19

Sipas statistikave të djeshme, në Maqedoninë e Veriut u regjistruan shifra rekorde të personave që ndërruan jetë nga  Covid-19 në valën e katërt të epidemisë, ku për 24 orë ndërruan jetë 36 persona, në mesin e të cilëve edhe një 24-vjeçar për të cilin raportohet se është infektuar në dasmën e tij. Në vend për momentin aktive janë 13.697 raste me Covid-19,  transmeton Portalb.mk.

Një analizë e Ministrisë së Shëndetësisë tregoi se 83% e të infektuarve të rinj nuk janë të vaksinuar, kurse përqindja etë hospitalizuarve arrin në 89. Vetëm 10% e të vdekurve gjatë muajit gusht kanë qenë të vaksinuar.

Sipas kësaj analiue, nga 6 deri më 26 gusht janë infektuar 17.020 qytetarë, prej të cilëve vetëm 2.924 persona apo 17% kanë qenë të vaksinuar në tërësi.

Vdekshmëria e të pavaksinuarve  është e lartë në mënyrë drastike. Për tri javë, në territorin e vendit kanë vdekur 276 persona me Covid-19, prej të cilëve 246 nuk kanë qenë të vaksinuar, kurse vetëm 30 prej tyre kanë qenë të vaksinuar.

Ndryshe, dje Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.037 raste të reja nga 6.654 të testuar, 534 pacientë janë shëruar ndërkaq 36 ndërruan jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 173,689, të shëruarve 154,174, numri i vdekjeve 5,818 dhe numri i rasteve aktive është 13,697.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button