RMV, u shqiptuan 486 sanksione për tejkalim shpejtësie

Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontrolle të intensifikuar të aksionit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kanë sanksionuar 486 shoferë, transmeton Portalb.mk.

“Nga këto, 73 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 12 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. 244 shoferë tejkaluan kufirin e shpejtësisë në zona të banuara , dhe 242 jashtë zonave të banuara”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga SPB Shkup njoftuan se 66 nga këta sanksione për vozitje më të madhe se shpejtësia e lejuar janë shqiptuar në Shkup, kurse sipas SPB Tetovë 23 shoferë janë nga Tetova të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button