Ministria e Shëndetësisë: RMV-ja lider në rajon me vaksinim periudhën e fundit

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se Maqedonia e Veriut është lider në rajon për numrin e qytetarëve të cilët janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës gjatë periudhës së fundit prej një muaji e gjysmë, transmeton Portalb.mk.

Nga MSH thanë se sipas të dhënave të fundit, gjatë periudhës nga 5 korriku deri më 24 gusht, numri i së paku një doze të aplikuar në 100 banorë në vend është rritur për 14%, që është rritja më e lartë nëse krahasohet me shtetet e rajonit.

“Gjatë periudhës së njëjtë, menjëherë pas Maqedonisë së Veriut gjenden Kosova me 10.64%, Shqipëria dhe Greqia me 8.61% dhe Mali i Zi me 8.04% rritje të përqindjes së personave të vaksinuar me së paku një dozë. Rritja në Bosnje e Hercegovinë arrin 7.95%, ndërsa në Slloveni 6.9%. Përparim më të ulët në rajon të vërejtur prej 5 deri më 24 gusht ka në Serbi, gjegjësisht 2.49% dhe Bullgaria me 1.66% rritje të përqindjes së vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Nga MSH bëjnë thirrje që qytetarët të vaksinohet dhe të arrihet deri në imunitet kolektiv që ta ruajmë shëndetin publik.

Dje, Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.037 raste të reja nga 6.654 të testuar, 534 pacientë janë shëruar ndërkaq 36 ndërruan jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 173,689, të shëruarve 154,174, numri i vdekjeve 5,818 dhe numri i rasteve aktive është 13,697.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button