U konfirmua kandidatura e Arben Taravarit për të parin e Gostivarit

Arben Taravari ka zyrtarizuar kandidaturën për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për të qenë edhe një mandat i pari i Gostivarit, duke llogaritur që ai tashmë është duke përfunduar mandatin e tij të parë, transmeton Portalb.mk.

“Jam i lumtur dhe falënderues që mora besimin unanim të të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit. Vota e tyre është kurajo për mua, dhe jam krenar që jam i zgjedhur prej tyre për të qenë kandidat për Kryetar Komune në Gostivar”, deklaroi Taravari.

Ai theksoi që e presin shumë përgjegjësi dhe punë, por vlerësoi që me ekipin e tij do të gjejë zgjidhje.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, janë dy parti opozitare në pushtetin qendror, parti që kanë krijuar koalicion prej zgjedhjeve parlamentare dhe kanë vendosur të vazhdojnë edhe për zgjedhjet lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button