Banka Popullore miratoi Raportin Vjetor në lidhje me stabilitetin financiar në Maqedoninë e Veriut, kërkoi akoma të kemi kujdes

Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut ka miratuar Planin Vjetor duke theksuar se sektori financiar në vend është stabil, por përsëri duhet të ketë kujdes të theksuar gjatë pandemisë, transmeton Portalb.mk.

“Sektori financiar vendas në përgjithësi deri më tani mirë ka menaxhuar me rreziqet nga pandemia dhe është i gatshëm t’i përgjigjet sfidave edhe në periudhën e ardhshme”, vlerësojnë nga Banka Popullore.

Në Raport theksohet që përkundër ndikimit të theksuar të pandemisë, rreziqet e lidhura me financat e “familjes” qëndruan në kuadër të kontrolluar, duke u vërejtur rënie e shpenzimeve, njëkohësisht rritje e kursimeve.

Raportohet që borxhi në sektorin e korporatave  është rritur, por pandemia Kovid-19 mbetet burimi kryesor i rreziqeve për sektorin e korporatave edhe në periudhën e ardhshme.

“Sektori bankar e ka ruajtur stabilitetin dhe sigurinë në punë, theksohet në Raport. Pastaj ajo shënoi rritje të aktivitetet dhe kontribuoi për zbutjen e pasojave ekonomike nga kriza-korona”, deklarojnë nga Banka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button