RMV, brenda një dekade janë regjistruar 150.000 automjete të tjera, shumica e tyre të përdorura (INFOGRAFIK)

Nga 350.762 automjete të regjistruara në vitin 2012 deri në 500.633 automjete me targa të Maqedonisë vitin e kaluar. Për më pak se një dekadë, numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendi është rritur për 150.000. Gjëja më shqetësuese është se këto janë automjete të përdorura me nivel të lartë ndotjeje. Shkalla e motorizimit të qytetarëve të Maqedonisë po rritet me shpejtësi nga viti në vit, gjë që sjell probleme me bllokimet e trafikut dhe mungesë të  vendeve për parkim në qytete, por edhe në nevojën për investime serioze të shtetit në infrastrukturën rrugore dhe marrjen e masave për zbutjen e pasojave të ndotjes së ajrit dhe ndryshimet klimatike, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Të dhënat në nivel kombëtar të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se rritja më e shpejtë është në blerjen e veturave të pasagjerëve, të cilat në vitin 2020 në vend ishin gjithsej 429.196. Ky numër rekord ndiqet nga kamionët, të cilët kanë vazhduar të rriten me kalimin e viteve. Vitin e kaluar në vend kishim gjithsej 39.202 kamionë dhe automjete për transport të mallrave, si dhe 12.794 motoçikleta.

Të dhëna të tilla statistikore për rritjen e shkallës së motorizimit të popullsisë bëhen shqetësuese nëse këtyre ua shtojmë informacionin se mbi 80 përqind të automjeteve të importuara në vend janë të përdorura. Drejtoria e Doganore e RMV ka përllogaritur se vitin e kaluar në vend kanë hyrë 26.265 automjet të përdorura dhe vetëm 6.013 të reja (makina, kamionë, autobusë). Këto automjete të përdorura me motorë më të vjetër emetojnë dukshëm më të larta të dyoksidit të karbonit, i cili ndot ajrin shumë më tepër, për çka “Meta.mk” tashmë ka shkruar.

Përvojat nga vendet e tjera tregojnë që nëse transporti lihet të zhvillohet pa kontroll dhe masa nga autoritetet kompetente, atëherë importi i automjeteve do të rritet në mënyrë të pakontrollueshme dhe do të shkaktojë kolaps në funksionimin e qyteteve, por edhe në ruajtjen e mjedisit të shëndoshë jetësor. Prandaj, autoritetet shtetërore dhe komunale janë faktori kryesor që duhet të zbatojnë masat e propozuara nga sektori joqeveritar dhe institucionet shkencore.

Pikërisht Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AHSAM) në Raportin e Tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut  paraqiti disa masa konkrete për të zbutur pasojat e ndryshimeve klimatike në fushën e transportit, gjegjësisht për të zvogëluar emetimet ekzistuese të dyoksidit të karbonit.

Ndër masat e propozuara për autoritetet që duhet të zbatohen, ASHAM ka kërkuar miratimin e rregulloreve në vend që do të ndalojnë blerjen e makinave me standard më të ulët se EURO 6, subvencione prej 5,000 euro për blerjen e automjeteve elektrike në periudhën 2020- 2023. parkimi i gjelbër i rezervuar në të gjitha parkingjet publike, detyrimi për të instaluar karikues të shpejtë për makinat elektrike në të gjitha pikat e karburantit në autostrada, sigurimi i subvencioneve dhe sistemeve për marrje me qira të biçikletave dhe skuterëve elektrikë në qytete, politika të reja parkimi që do të zvogëlojnë përdorimin e makinave në zonat urbane dhe ndërtimin e infrastrukturës për biçikleta, detyrimet e institucioneve publike për të blerë automjete me emetim të ulët të CO2 dhe për të rritur përdorimin e trafikut hekurudhor për udhëtarë dhe mallra.

Kundrejt masave të tilla të propozuara, realiteti tregon se Qeveria ka premtuar, por në vitin 2021 ende nuk e ka zbatuar kufizimin në importin e makinave me standard emetimi minimal prej EURO 5, subvencione për blerjen e automjeteve elektrike nuk janë përfshirë, ndërsa karikuesit për automjetet elektrike në rrugë nuk janë vendosur. Megjithëse u premtua nga qeveria qendrore, institucionet publike ende nuk janë të detyruara të blejnë automjete me emetim të ulët të dyoksidit të karbonit, ndërsa numri i udhëtarëve të transportuar në trafikun hekurudhor është në nivelin më  të ulët historik.

Qeveria e RMV-së tha për “Meta.mk” muajin e kaluar se në Ligjin për automjete është paraparë program për subvencionimin e automjeteve të reja, por për shkak të situatës me kovid-19 nuk është aktivizuar. Ende nuk ka datë se kur do të fillonin këto subvencione dhe nuk dihet kur institucionet publike do të fillonin të kishin detyrime se çfarë automjetesh zyrtare do të blejnë në të ardhmen.

Si kujtesë, pjesëmarrja e transportit në emetimet totale të gazrave serrë në vend po rritet në mënyrë të pandalshme, së bashku me pjesëmarrjen e transportit në ndotjen e ajrit në qytete. Nëse shikoni të dhënat në sektorin e Energjetikës, në vitin 1990 transporti merrte pjesë me 8,2% në prodhimin e gazrave të dëmshëm të matura në dyoksid karboni, ndërsa në vitin 2016 kjo përqindje u rrit në 28,1%. Nga viti 2016 deri në vitin 2020 në vend, ka pothuajse 40.000 makina të tjera, motoçikleta, kamionë, traktorë dhe autobusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button