Për sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut, do të themelohet Agjenci, kujdesi për fëmijët do të shtohet, paralajmëroi ministri

Ministria e për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka paralajmëruar që në seancën qeveritare do të propozojë ndryshimet ligjore që sigurojnë një siguri kibernetike më të mirë në vend, transmeton Portalb.mk.

“Do të fuqizohet roli i Qendrës për ndjekje dhe raportim të incidenteve kompjuterike, si pjesë e Agjencisë digjitale, e cila themelohet me anë të propozim ligjit të përgatitur nga MSHIA. Kjo Qendër do të jetë si koordinatore e gjithë Qendrave tjera lokale dhe do të funksionojë në kuadër të institucioneve të tjera kyçe në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria.

Raportohet që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po përgatitet draft projekti i cili do të ketë për qëllim ruajtjen e higjienës dhe vigjilencës kibernetike dhe mbrojtjen e nxënësve dhe fëmijëve nga sulmet kibernetike.

“Pas pranimit të komenteve dhe sugjerimeve nga debati për Strategjinë nacionale të TIK-ut, është duke përgatitur informacioni për seancën e ardhshme qeveritare. E ardhmja e shoqërisë sonë është e lidhur ngushtë me teknologjinë, prandaj paralelisht me procesin e digjitalizimit, ne kujdesemi edhe për sigurinë kibernetike”, deklaroi ministri Jeton Shaqiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button