Raporti i Agjencisë amerikane të inteligjencës pa konkluzion për origjinën e koronavirusit

Në fund të majit, Bajden kërkoi nga shërbimet e inteligjencës që t’i raportonin brenda 90 ditësh pasi t’i hulumtonin teoritë e kundërta të tre agjencive : dy që supozuar se virusi ishte shkaktuar nga kontakti i njeriut me një kafshë të infektuar dhe skenari i tretë për “rrjedhje nga laboratori”, raporton 360shkallë, transmeton Portalb.mk.

Një hetim nga shërbimi inteligjent amerikan për origjinën e koronavirusit nuk i përgjigjet pyetjes nëse sëmundja, e cila ka vrarë katër milionë njerëz në të gjithë botën, ishte rezultat i një aksidenti të rastësishëm laboratorik ose ka origjinë natyrore.

Sipas Radio Evropa e Lirë (REL), hetimi i agjencive amerikane të inteligjencës ka mbetur pa përfundim nëse virusi ka rrjedh nga laborator kinez apo ka kaluar nga kafshët te njerëzit.

“Tajms” e vë në pah deklaratën e Shtëpisë së Bardhë se më 24 gusht Presidenti Xhozef Bajden kishte pranuar një raport konfidencial në të cilin kishin punuar dhjetëra analistë dhe zyrtarë të inteligjencës.

Në fund të majit, Bajden kërkoi nga shërbimet e inteligjencës që t’i raportonin brenda 90 ditësh pasi t’i hulumtonin teoritë e kundërta të tre agjencive : dy që supozuar se virusi ishte shkaktuar nga kontakti i njeriut me një kafshë të infektuar dhe skenari i tretë për “rrjedhje nga laboratori”

Shërbimet amerikane të inteligjencës gjoja nuk kanë mund të konkludojnë, për shkak të siç thekson gazeta londineze, mungesës së transparencës dhe bashkëpunimit të pamjaftueshëm të autoriteteve kineze, të cilët më parë e mohonin teorinë se virusi “kishte ikur” nga laboratori i virusologjisë në Vuhan.

Punë për shkencëtarët, jo për spiunët

Mungesa e përfundimeve në hetimin e agjencive të inteligjencës që i ekzaminuan të dhënat e mbledhura nga Instituti në Vuhan nxjerr në pah vështirësitë në përcaktimin e origjinës së koronavirusit, vë në pah Nju Jorka Tajms.

Ndërkohë, shumë zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm paralajmëronin vazhdimisht se gjetja e origjinës së saktë të pandemisë duhet të jetë punë e shkencëtarëve, jo e inteligjencës.

Sidoqoftë, ka shtuar Nju Jorka Tajms, agjencitë, të drejtuara nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Hejns, e kanë forcuar00 bashkëpunimin me shkencëtarët me shpresë se ata do të kuptojnë më mirë pandemitë aktuale dhe të mundshme në të ardhmen.

Meqenëse hetimi i agjencive amerikane mbi origjinën e pandemisë vdekjeprurëse në Kinë nuk ka gjasa të japë përgjigje të qarta, ekziston mundësia që raporti të rekomandojë hetime shtesë që përfshijnë kërkesa të reja ndaj Kinës, të cilat mund të rrisin tensionet ekzistuese me Pekinin, informon Rojters.

Pavarësisht raportit të marsit, nga një ekip ekspertësh i udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), se virusi mund të jetë transmetuar nga lakuriqët te njerëzit nëpërmjet një kafshe tjetër, raportet e inteligjencës amerikane tregojnë se ka pasur pak konfirmim në muajt e fundit që virusi ka përhapen natyrshëm dhe se po përhapet në mesin e kafshëve të egra.

Shumë shkencëtarë të njohur me debatin mbi origjinën e koronavirusit të ri dyshuan se hetimi 90-ditor do të zgjidhte çështjen e origjinës së virusit, ndërsa disa thanë se hetimi mund të kërkojë punë shumëvjeçare, shkruan “Uoshington Post”.

Teoria se virusi mund të ketë ikur nga laboratori fitoi papritur interes këtë pranverë, pasi 18 shkencëtarë i shkruan një letër revistës “Sajëns” (Science) në maj ku thuhej se duhet të hetohen të gjitha teoritë e mundshme të origjinës, përfshirë atë të incidentit laboratorik.

Shumë shkencëtarë kanë vënë në pah që viruset kanë histori të gjatë të transmetimit prej kafshëve te njerëzit.

Ka shumë skenarë në të cilët kjo mund të ndodhë, përfshirë mundësinë e përhapjes së virusit nga kafshët e egra dhe kafshët shtëpiake të shitura në tregje, veçanërisht pasi shumë raste të hershme në Vuhan u përqendruan rreth tregut të ushqimeve të detit, ku më vonë u zbuluan gjurmët e virusit.

Ekspertët: Koronavirusi sigurisht nuk është bërë si armë biologjike

Ekspertët mbi evolucionin e gjenomit të virusit, pohojnë edhe se koronavirusi pothuajse me siguri nuk është bërë si armë biologjike, pasi ka disa veçori natyrore që shihen në shumë koronaviruse të tjerë. Por edhe shkencëtarët që pretendojnë se virusi ka origjinë natyrore thonë se pa dëshmi bindëse të transmetimit nga njeriu te njeriu, nuk është e mundur të përjashtohet mundësia që një aksident laboratori të ketë çuar në pandemi.

Vlerësimi i ri i origjinës së koronavirusit e thekson sfidën e vështirë me të cilën përballet administrata e Bajdenit për të nxjerrë më shumë informacione nga Pekini që do të hedhnin dritë mbi fillimin e pandemisë globale, shkruan  Uoll Strit Xhërnal (Wall Street Journal).

Raporti gjithashtu e thekson rëndësinë që Kina të inkurajohet të shkëmbejë dokumente laboratorike, mostra gjenomike dhe të dhëna të tjera që mund të hedhin dritë më tej mbi origjinën e virusit.

Si të bindet Pekinin të bashkëpunojë?

Kjo është pyetja kryesore. Kina i ka hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera për të siguruar atë informacion, duke e lënë administratën e Bajdenit me të njëjtën dilemë si administratën e Trump për gati një vit – si ta bind Pekinin të bashkëpunojë?

Përpjekjet e shumta për t’i kërkuar Kinës më shumë informacion kanë rezultuar në dështim dhe përplasje burokratike në Departamentin e Shtetit nëse do të hartohet një demarsh duke i kërkuar Kinës të thotë nëse testet laboratorike të koronavirusit janë në kundërshtim me Konventën e Armëve Biologjike sepse disa zyrtarë kanë sugjeruar se Instituti në Vuhan mund të jetë jo vetëm një terren ushqyes për virusin, por gjithashtu që atje kryhen kërkime ushtarake të ndaluara nga Pakti i Armëve Biologjike të vitit 1972.

Pasi nuk ka përgjigje përfundimtare, thekson Uoll Strit Xhërnal (Wall Street Journal), zyrtarët amerikanë kanë sugjeruar se Bajden mund të përdorë raportin e ri për të ngritur pyetje të reja me Pekinin, ndërsa shumë kongresmenë amerikanë gjithashtu kanë bërë thirrje për krijimin e një komisioni hetimor siç ishte ai për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button