Edicioni i 10-të i TIFF ODA në Tetovë hapet me filmin e regjisorit tetovar (VIDEO)

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tetovë “TIFF ODA” në këtë dhjetëvjetor vjen me shumë energji, staf, vullnetarë të palodhshëm,me një program të pasur, me risi dhe filma të ndryshëm. Festivali për herë të parë do të hapet me filmin e regjisorit tetovar, Arben Thaçi “I treturi”. Nga nesër (28 gusht) deri me datë 3 shtator në Pallatin e Kulturës dhe jo vetëm, do të mund të ndiqen gjithsej 15 filma me regjisor nga vendi, rajoni dhe Evropa. Sipas organizazorëve ky vit vjen me një program mjaft të bujshëm, shkruan Portalb.mk.

“Tiff Oda” gjatë 9 viteve të fundit gjatë muajve tetor-dhjetor ka sjellë frymën e filmit për të gjithë  adhuruesit e filmit në rajonin e Pollogut dhe jo vetëm. Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmave në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve, shkëmbimin e ideve dhe prezantimi i veprave kulturore. Organizatorët thonë se edhe plëkundër koëve të vështira, ata përsëri me ekipin në një punë njëvjeçare ja kanë arritur që edhe këtë vit të sjellin për publikun një program të bujshëm.

Festivali në këtë dhjetëvjetor për herë të parë do të hapet me filmin e regjisorit tetovar, Arben Thaçi “I treturi”. Gjatë gjithë netëve do të shfaqen filma ballkanik, evropian me karakter garues dhe jo garues, filma të cilët kanë marrë çmime të rëndësishme, si në festivalin e filmit në Cannes.

Berat Aasni ,një prej organizatorëve kryesor të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit “Tiff Oda” tregoi mënyrën se si këtë vit do të funksionoje ky festival dhe shtoi se ka filmat janë të përshtatshëm për të gjitha kategoritë e njerëzve.

“Për një javë rresht do të prezantojmë më shumë se 15 filma të cilët do të kenë karakter garues dhe jogarues. Kemi pasur një fluks të madh prej 3,013 filmave gjithsej këtë vit, ku janë zgjedhur filma ballkanik dhe filma të metrazhit të shkurtë të kategorisë panorama të cilët ngërthejnë gjithë botën dhe Evropën në përgjithësi”, tha Berat Asani.

Festivali do të përmbajë filma edhe për fëmijë, që do të shfaqen në hapësirat e Gjimnazit 7 Marsi, kurse filmat e metrazhit të gjatë do të shfaqen në hapësirën e Pallatit të Kulturës dhe Parkun e Pallatit të Kulturës.

Në dhjetëvjetorin e TIFF ODA kanë aplikuar 25,000 filma.

“Për këtë dhjetë vjeçar ja vlen të theksojmë se kemi pasur kënaqësinë të kemi një fluks të madh, mbi 25,000 filma kanë aplikuar në festivalin tonë, mbi 500 filma kanë pasur rastin të prezantohen në sallat tona në këtë dhjetë vjeçar”, tha Berat Asani.

Ditën e diele (29 gusht), me filmin “Një Tregim Prishtine” do të kujtojnë autorin e ndjerë Luran Ametin, ku ai ka qenë edhe në bashkautorësi.

Përveç filmave, Asani theksoi se do të ketë edhe punëtori, prezantime dhe diskutime me regjisorë, dhe se do të jetë një javë e bujshme.

Nga ana tjetër, aktorja Sabina Memishi apeloi që të respektohen masat kundër Covid-19.

“Është e rëndësishme të thuhet se gjatë kësaj feste, gjatë javës së filmit në Tetovë, tu përmbahemi rregullave të protokollit që i ka caktuar qeveria, të mbajmë distancë dhe të kënaqemi me filmin”, tha Sabina Memishi.

Filmat do të konkurojnë në disa kategori:

  • Cine Balkan Panorama (për filmat që janë të prodhuar në regjionin e Ballkanit)
  • Cine Europian Panorama (për filmat që janë të prodhuar në regjionin e Evropës)
  • Cine Retro Panorama(filmat Retro)
  • Cine Children Panorama (filmi për fëmijë)
  • Special Screening
  • Filmi fantastik
  • Filmi dokumentar me metrazhë të shkurtër
  • Film i animuar me metrazhë të shkurtër
  • Film nga studentët me metrazhë të shkurtër

Këto janë filmat dhe oraret në të cilat do të shfaqen:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button