Grubi: me 4 shtator BDI do të konfirmojë kandidatët për kryetarë të komunave

Sot zëvendës kryeministri i parë, Artan Grubi njoftoi se me 4 shtator Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë këshillin e përgjithshëm në Gostivar, ku do i konfirmojë kandidaturat për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale të tetorit, njofton Portalb.mk.

“Sipas sondazheve tona nga 18 komuna ku ne do të garojmë, 16 absolutisht i fitojmë pa asnjë dyshim, dy ku mund të rreth të dytë dhe do të kemi pak garë më të vështirë mund tl jenë Bërvenica Studeniçani dhe eventualisht Çashka” tha Grubi.

Jozyrtarisht perpos Teuta Arifit për Tetovën, deri tani nga BDI janë folur Fatmir Dehari për Kërçovën , Arkin Jahiji për Bërvenicën dhe Ridvan Ibraimi për Haraçinën.

Sot u takuan kryetarët e opozitës, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Afrim Gashi nga Alternativa, dhe Hristjan Mickoski nga VMRO-DPMNE. Ata vendosën për bashkëpunim dhe mbështetje reciproke të kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të tetorit.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button