Nuk është e vërtetë se COVID-19 është formë për ta ulur numrin e popullsisë globale

Pretendimet se COVID-19 ka për qëllim zhdukjen e popullsisë dhe se përmes vaksinimit masiv tentohet të arrihet kontrollimi i popullsisë globale, vazhdojnë të gjejnë hapësirë në media dhe vazhdojnë të shpërndahen nga qytetarët në rrjetet sociale. Faktet shkencore paraqesin një realitet krejt ndryshe, qëllimi i vetëm i vaksinës është imunizimi i popullsisë, shkruan Portalb.mk

Fotografi dramatike, titull sensacional dhe përmbajtje skandaloze janë elementet e përmbajtjes që recensojmë. Përmbajtja pasi është publikuar në disa portale në gjuhën shqipe është shpërndarë në rrjetet sociale. Vetëm pak momentit pas shpërndarjes në “Facebook” nga një faqe me mbi 100 mijë ndjekës e quajtur “Lajme Ditore Shqip”, postimi në Facebook ka marrë mbi 120 pëlqime dhe 47 shpërndarje.

Përmbajtja e tekstit është bazuar mbi komentet e Alfred Cakos i cili pretendon se personat të cilët janë vaksinuar kanë edhe 7 vite jetë maksimumi. Përmbajtja më tej pretendon se COVID19 është një formë për të ulur numrin e popullsisë dhe kjo do arrihet përmes vaksinimit,

“Njerëzimi do të futet në kontroll nga diktatura digjitale nëpërmjet vaksinave të cilat janë të mbushura me përqindje të ndryshme të metaleve që krijojnë elektro-magnetizëm, siç janë oksid  grafeni”, thuhet mes tjerash në përmbajtjen që recensojmë. 

Vaksinimi nuk do ta kthejë trupin tuaj në magnet sepse nuk ka metale në vaksina

Në fakt, kjo ka qenë një temë mjaftë e përhapur në teoritë konspirative. Në rrjetet sociale janë shpërndarë dhjetra video ku shfaqet një person i cili për ta vërtetuar prezencën e materieve metalike në vaksinë demonstron procesin e ngjitjes së një elementi metalik (Lugë, monedhë hekuri, etj)  në trupin e tij. Kjo është forma më e popullarizuar me të cilën teoricentët konspirativë mbështesin teorinë e tyre për ekzistencën e materieve metalike në vaksinat anti-COVID.

Disa herë mjekët kanë deklaruar se nuk ka përbërës në asnjë prej vaksinave që bëjnë që objektet metalike të ngjiten në shpatull, dmth vaksinat nuk shkaktojnë efekt magnetik. Dhe kjo temë është sqaruar shpesh dhe nga Vërtetmatësi.mk.

Bazuar në konsultime me ekspertë lidhur mbi temën e magnetizimit të trupit nga vaksinimi kanë shkruar dhe mediat amerikane. Kontrolli i fakteve i gazetës “USA Today” e quan çmenduri teorinë e reagimit magnetik nga vaksinat.
“Pretendimi se kovid-vaksinat mund të shkaktojë reagim magnetik është i pabazë dhe çmenduri. Vaksinat nuk ju magnetizojnë shpatullën. Kjo tregon se personi e ngjit magnetin me diçka në shpatull, ndoshta me djersë nga dora ose diçka e tillë”tha virologu Angela Razmusen, lidhur me Universitetin Georgetown, për një video të ngjashme që u publikua në Shtetet e Bashkuara.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thekson se nuk është e vërtetë që vaksinimi do t’ju bëjë magnetik, përfshirë këtu edhe vendin e vaksinimit, pra krahun. Vaksinat kundër Covid-19 nuk përmbajnë përbërës që mund të krijojnë fushë elektromagnetike në vendin e injektimit.
Oksidi i grafenit nuk është në listën e përbërësve të vaksinës kundër Kovid-19

Përbërja e plotë zyrtare dhe të gjithë përbërësit e vaksinave janë në dispozicion në faqen zyrtare të vaksinimit të Maqedonisë së Veriut.

Astra Zeneca:

  • Lloji i vaksinës: adenovirusi si vektor, që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2

Pfizer/Biontech

  • Vaksina ARNt (mRNA) i jep informacion organizmit për të prodhuar proteinë karakteristike të virusit SARS-Cov2.

Sinopharm-Sinovac

  • Virusi i paaktivizuar SARS-Cov2

Sputnik V

  • Lloji i vaksinës: adenovirus si vektor që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2

Më shumë informacione rreth secilës vaksinë që jepet në Maqedoninë e Veriut mundeni të gjeni në këtë LINK.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button