fbpx

MSH: Thuajse të gjitha rastet e reja dhe të shtruarit në spital me Covid-19 janë persona të pavaksinuar

Për 20 ditë, në periudhën prej 6 deri më 26 gusht në territorin e vendit 17,020 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për Kovid-19. Vetëm 17 përqind e tyre ishin plotësisht të vaksinuar, pra 2,924 persona, njofton ministria e Shëndetësisë (MSh), transmeton Portalb.mk.

“Një numër i madh i qytetarëve të pavaksinuar u infektuan me Kovid-19. Sipas statistikave për tre javët e fundit, 14,096 qytetarë, dmth 83 përqind e atyre pozitivë për Kovid-19 nuk ishin të vaksinuar. Përqindja e personave të shtruar në spital që nuk janë të vaksinuar është 89 përqind, ndërsa vetëm 11 përqind e të gjithë pacientëve të shtruar aktualisht janë të vaksinuar. Vdekshmëria te të pavaksinuarit është në mënyrë drastike më e lartë, tregon analiza. Në një periudhë tre-javore në territorin e vendit vdiqën 276 persona me Kovid-19, prej tyre 246 pacientë të vdekur ishin të pavaksinuar, dhe vetëm 30 prej tyre (10 përqind) ishin të vaksinuar. Sipas analizave, këto të fundit kanë pasur disa sëmundje kronike të kombinuara”, thuhet në deklaratën e MSH.

Të infektuarit dhe të vdekurit janë të vaksinuar me vaksinat që jepen në Maqedoninë e Veriut, si dhe vaksinat “Modera” dhe “Johnson & Johnson”, të cilat disa nga pacientët i morën jashtë vendit.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se një ka rritje të shpejtë në rastet me ri-infektimin me Kovid-19, në periudhën prej 15 gushtit deri më 22 gusht.

“Duke analizuar situatën javore epidemiologjike në vend, Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar se në një periudhë prej një jave, 54 persona që dikur ishin pozitivë me Kovid-19, u riinfektuan me virusin. Duke analizuar situatën që nga fillimi i pandemisë, që nga 22 gusht 2021, një total ka 351 raste të ri-infektimit me virusin në vend.”

Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e vaksinimit, çdo vaksinë që kemi në dispozicion është e sigurt, zvogëlon mundësinë e sëmundjes, parandalon sëmundjet e rënda dhe mbron nga vdekja,” shtohet në deklaratë.

Vdekshmëria te të pavaksinuarit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button