Iniciativa Qytetare “Gostivari që dua” ka përgatitur program për zgjedhjet lokale

Iniciativa Qytetare “Gostivari që dua” ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në të cilën e kanë promovuar këtë nismë siç thonë “për një Gostivar me një të nesërme më të mirë dhe pa probleme të trashëguara me dekada”, njofton Portalb.mk.

Lekë Dalipi tha se nesër do të mbahet një panel diskutimi me fillim prej ora 18:00 në qendër të qytetit për të diskutuar mbi problemet akute që preokupojnë qytetarët e Gostivarit.

“Gostivari aktualisht përballet me trafik të mbingarkuar, rrugë të ngushta, papastërti publike, mungesë të transportit publik, mungesë të gjelbërimit, ajër të ndotur si pasojë e funksionimit të deponisë Rusino, me qentë endacak gjithandej hapësirave publike. Ne në Iniciativë jemi bashkuar rreth një qëllimi të sinqert për të kërkuar dhe ofruar zgjidhe për transparencën e munguar në institucione, për urbanizëm që nuk uzurpon dhe që nuk na merr frymën për çdo ditë, për shkolla dhe administratë të depolitizuar dhe profesionale, për Ndërmarrje Publike që do të ofrojnë shërbime më të mira për qytetarët e Gostivarit.” tha ai.

Siç lajmëruan nga kjo iniciativë, ata nuk kritikojnë pushtetarët dhe nuk kërkojnë llogari nga askush për gjendjen ku ndodhen, por kërkojnë dhe gjejmë zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohet sot Gostivari.

Lekë Dalipi, foto nga Iniciativa “Gostivari që duam”

Iniciativa Qytetare “Gostivari që duam”, ka krijuar një draft program për zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Programi ende nuk është përmbyllur dhe qëllimi i panelit që do ta organizojmë të shtunën në qendër të Gostivarit, do të jetë njoftimi i qytetarëve me nismën tonë dhe shpresojmë që të marrim propozime konkrete nga ana e tyre për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e Gostivarit.” tha Lekë Dalipi.

Të ftuar në Panel do të jenë përfaqësues të Pushtetit Lokal dhe Qendror, përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, subjekteve politike, deputetë të zonës dhe të gjithë qytetarët e Gostivarit që e ndjejnë për obligim të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen banorët e Gostivarit, që realisht janë të shumta dhe kërkojnë zgjidhje urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button