Alonso “sundon” Kinën

Piloti i Ferrarit Fernando Alonso në garën e tretë të sezonit të sivjetmë të Formula 1, për Çmimin e Madh të Kinës triumfoi bindshëm.
Spanjolli fitoren e parë të sivjetme dhe të 31-ën në karrierë e shënoi me kohën 1:36:26.945. 
Vendin e dytë me dhjetë sekonda më pas e zuri Kimi Raikonen i Lotusit, ndërsa i treti u rendit Lews Hamilton i Mercedesit.
Alonso ka realizuar një fitore mjaftë dominuese, të cilën e ka realizuar me shpejtësi dhe në mënyrë të pastër. Rivalët nga Ferrari kanë ideuar taktika me të cilat kanë tentuar që të mposhtin kundërshtarët, por Alonso ka garuar pa asnjë gabim dhe në fund festoi pa asnjë problem.

Tabela e pilotëve:

01 Sebastian Vettel 52
02 Kimi Räikkönen 49
03 Fernando Alonso 43
04 Lewis Hamilton 40
05 Felipe Massa 30

Tabela e Konstruktorëve:

01 Red Bull Racing-Renault 78
02 Ferrari 73
03 Lotus-Renault 60
04 Mercedes 52
05 McLaren-Mercedes 14

Lajme të ngjashme

Back to top button