fbpx

E ripërsërisim: Vaksinat kundër koronavirusit nuk përmbajnë çipa!

Përderisa vala e katërt e infektimeve me COVID19 është kulmin e saj, rrjetet sociale vlojnë nga dezinformatat rreth vaksinimit anti-COVID. Edhe pse Vërtetmatës.mk dhe Portalb.mk me fakte disa herë kanë hedhur poshtë pretendimet e rrejshme se përmes vaksinimit njerëzve do ju futen mikro-çipa në organizëm, përdoruesit e rrjeteve sociale sociale vazhdojnë të shpërndajnë e ri-shpërndajnë të tilla teori konspirative.

Përmbajtja që recensojmë është një postim i shpërndarë në rrjetin social “Facebook” më datë 21 gusht. Edhe përkundër gjendjes katastrofale aktuale të përballjes me pandeminë COVID19, persona të ndryshëm në rrjetet sociale kanë vendosur të shpërndajnë një postim të publikuar fillimisht më 6 gusht 2020. Postimi i cili përmban 4 fotografi dhe një paragraf me katër rreshta është publikuar nga një faqe me emrin “Info Atdheu“.

Përmbajtja e postimit:

“Teori konspirative apo e vertete ?!
Kjo është dukja e chipit që duan ta vendosin te çdonjeri, një fakt për ata që nuk besojnë..
Ky chip thuhet se do jete me te dhenat e personit, pra identiteti, pagesat e shume aktivitete do kryhet permes ketij chipi. Ju lutem shperndaje sa ma shume qe ta shohin gjithe dhe te bejne kujdes !!”
Përmbajtja e postimit

Nuk ekziston asnjë fakt shkencor që mbështet teoritë se përmes vaksinimit në trupin e një njeriu mundet të futen çipa.

Vaksinimi është një nga mënyrat më efektive për parandalimin e sëmundjeve. Vaksina i ndihmon sistemit imunitar që ti njoh dhe ti luftojë patogjenët (faktorët që shkaktojnë sëmundje) si viruset ose bakteret. Ekspertët thonë se nuk ka asnjë mundësi që në përmbajtjen e vaksinës të futet ndonjë material teknologjik.  Dr.Wilbur Chen, shkencëtar i sëmundjeve infektive në Qendrën e Universitetit të Maryland për Zhvillimin e Vaksinave dhe Shëndetin Global, tha për Polifact se ideja e një vaksine që përmban teknologjinë RFID është absurde.

“Edhe versioni më i vogël i mikroçipave është shumë i madh për të depërtuar në gjilpërën e një vaksine. Mikroçipat që përdoren zakonisht për ti gjurmuar kafshët shtëpiake janë të vogla sa një kokërr orizi, ose në fjalë tjera janë të mëdha sa një kokërr orizi. Asnjë nga gjilpërat e vaksinimit që përdorim nuk ka diametër të tillë që të lejojë të kalojë qoftë edhe një kokërr orizi”, shprehet Dr.Wilbur Chen.

Të tilla përmbajtje përbëjnë rrezik për opinionin!

Pretendimet e mbështetura në teori konspirative për qëllimin dhe efikasitetin e vaksinave përbëjnë rrezik për opinionin, me theks të veçantë në periudhën kur e gjithë bota por edhe vendi ynë po përballen me një valë të re infektimesh nga versioni Delta. Brenda dy javëve të fundit, në vendin tonë është rritur ndjeshëm kurba e rasteve të reja si dhe rasteve aktive gjë që ka bërë të stër-mbushen kapacitetet spitalore në shumë qytete të venit.

Kurba e rasteve e reja ditore me COVID19 deri më datë 26 gusht/ burimi: worldmeters

 

Kurba e rasteve aktive deri më 26 gusht// burimi: worldmeters

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se thuajse të gjitha rastet e reja dhe të shtruarit në spital nga COVID-19 janë persona të pa vaksinuar. Për të parandaluar vdekjet si pasojë e COVID19, ministri i Shëndetësisë Veko Filipçe, bën apel tek qytetarët që të vaksinohen sa më shumë.

“Vaksinat janë efikase dhe efektive, këtë e shikojmë me numrin e ulët të të infektuarve të rijnë dhe të pacientëve të hospitalizuar në qytetet ku ka numër të madh të qytetarëve të vaksinuar. Parë historikisht çdo pandemi dhe epidemi në botë ka përfunduar me vaksinim”, deklaroi Venko Filipce.

Deri më datë 27 gusht në Maqedoninë e Veriut në total janë aplikuar 1.220.375 doza vaksine, prej të cilave 516.797 qytetarë janë vaksinuar me nga dy doza.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button