Carovska siguron se kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë janë të sigurta, disa prindër kërkojnë mësim online

Më pak se një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska siguron se sipas përvojave nga viti i kaluar shkollor, kushtet janë të sigurta që nxënësit të fillojnë vitin shkollor me prezencë fizike. Disa prindër, megjithatë, ende nuk pajtohen me vendimin e marrë nga Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, për të zhvilluar mësimin në shkollë, transmeton Portalb.mk.

“Të gjithë e monitorojnë situatën epidemiologjike në nivel lokal dhe të gjithë jemi këtu për të parë së bashku se cili është opsioni për të filluar të gjithë në të njëjtën kohë në kushte të barabarta. Sigurisht, të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Së fundmi, para tre seancave të qeverisë, të gjitha së bashku, me rekomandimin e Shtabit të përgjithshëm, vendosëm të fillojmë vitin shkollor më 1 shtator dhe të fillojmë me prezencë fizike për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat. Kjo është ajo që po përgatisim dhe për këtë janë përgatitjet”, tha ministrja Carovska.

Sipas vendimit të Qeverisë, mësimi duhet të fillojnë me prezencë fizike për të gjithë nxënësit. Përjashtim bëjnë nxënësit që kanë sëmundje kronike dhe ata që kanë ndonjë anëtar të familjes me sëmundje kronike. Nga prezenca fizike në shkollë mund të lirohet edhe ndonjë mësues, i cili ka sjellë kërkesë për arsye jo-mjekësore, por kjo do të vendoset nga shkolla dhe këshilli i prindërve.

“Nga prezenca fizike, sipas protokolleve dhe vendimit të Qeverosë, mund të lirohen të gjithë nxënësit që kanë sëmundje kronike dhe ata që kanë prindër ose anëtarë të familjes me sëmundje kronike. Gjithashtu, mund të jetë për qëllime jo-mjekësore për të cilat shkolla dhe këshilli i prindërve mund të marrin vendim për nxënësit që kanë paraqitur kërkesë”, shpjegoi Carovska.

Në ndërkohë, kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi në konferencën e djeshme për shtyp kërkoi që në rajonin e Tetovës tri javët e para të vitit të ri shkollor të jenë online, ndërsa më pas nxënësit të fillojnë të shkojnë në shkollë. Arsyeja është për shkak të numrit të lartë të pacientëve me kovid në Tetovë, dhe kërkesa iu dërgua Shtabit të krizave të Qeverisë, Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit për Sëmundjet Infektive, vendimi i të cilëve pritet të merret sot.

“Ne si shtab në Tetovë do të kontrollojmë nëse punonjësit kanë të paktën një dozë vaksine. Ata që nuk janë të vaksinuar në shkolla do t’u kërkohet të japin prova të një testi negativ çdo 72 orë dhe të vazhdojnë të punojnë. Mendoj se duhet të bëjmë thirrje për vaksinim dhe të imponohemi pak. Ne si autoritete lokale do të zbatojmë për shëndetin e të gjithëve. Jemi të vetëdijshëm se dikush nuk mund të marrë vaksinë për arsye shëndetësore, por kjo mund të argumentohet para shkollës. Siç bëhet testimi për shëtitje, ashtu do të bëhet edhe për shkollën”, deklaroi Arifi.

Ana Gligorova nga Lëvizja për mbështetje për mësimdhënie online në konferencën e djeshme për shtyp para Qeverisë tha se një klasë prej 36 metrash katrorë, 30 ose 32 fëmijë kur të hyjnë, nuk do të kenë hapësirë ​​mes vete.

“Për një fëmije duhen 13 metra katrorë që të jetë sa më i mbrojtur. Dy fëmijë dhe një profesor ose mësues në klasë, kjo është maksimumi”, tha Gligorova para Qeverisë, duke shtuar se do të kërkojnë të ndryshojnë vendimin e Qeverisë në Gazetën Zyrtare.

Ministrja Carovska shpjegoi se sipas protokolleve, dritaret në shkolla duhet të jenë vazhdimisht të hapura, siç është praktikuar vitin e kaluar shkollor kur, siç theksoi ajo, sipas Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe Ministrisë së Shëndetësisë nuk kishte transmetim të virus në shkolla. Ajo shtoi se shumica e shkollave janë riparuar dhe kanë burimet e nevojshme.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 69 për qind e kuadrit mësimor dhe atij ndihmës në shkolla janë të vaksinuar, gjë që sipas ministres Carovska është e mirë për fillimin e vitit shkollor me prezencë fizike.

Nëse Komisioni për Sëmundjet Infektive në një moment të caktuar vlerëson se duhet të aplikohet një skenar tjetër, Carovska theksoi se atëherë do të merret vendim i ri në interes të nxënësve.

Qeveria, më 17 të këtij muaji, pas menimit të dhënë nga Shtabi kryesor për koordinimit të përgjithshëm të krizave, vendosi që viti shkollor nga shtatori të fillojë me prezencë fizike në shkollat ​​fillore dhe të mesme, ndërsa mësimi të zhvillohet sipas protokolleve shëndetësore.

Viti i ri shkollor, sipas MASh-it pritet të fillojë më 1 shtator dhe të gjithë me prezencë fizike. Por, nëse përkeqësohet situata epidemiologjike, elzistojne edhe dy alternativa të tjera: mësim i kombinuar ose online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button