Këto janë qëndrimet e të rinjve ndaj integrimit evropian të Maqedonisë

69% e të rinjve konsiderojnë se procesi i negociatave me BE -në do të përmirësojë ndjeshëm ose deri diku jetën e tyre dhe të qytetarëve në vend, tregojnë të dhënat e hulumtimit “Pjesëmarrja qytetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rishikim shtesë të pandemisë me kovid -19”, transmeton Portalb.mk.
Më tej, në hulumtim rezulton se 57% e të rinjve besojnë se vendi do të bëhet një vend më i mirë për të jetuar kur të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
Pothuajse gjysma (45%) e të rinjve besojnë se qytetarët mund të kontribuojnë në procesin e negociatave dhe të pranimit në BE, përderisa 44% do të përfshiheshin drejtpërdrejt në këto procese.
Infografik – Çfarë mendojnë të rinjtë për BE-në

Përndryshe më 22 qershor Bullgaria konfirmoi qëndrimin e saj për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut në takimin e rregullt të Këshillit për punë të përgjithshme në Luksemburg, duke mbetur e hapur për dialog konstruktiv me presidencën sllovene me Këshillin e BE-së në gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme. Vetoja bullgare megjithatë bllokoi të dy vendet Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në procesin eurointegrues.

Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button