Të rinjtë nga gjashtë vendet e Ballkanit mund të aplikojnë deri më 26 shtator për mbështetje financiare si sipërmarrës të rinj

Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia mund të realizojnë idetë e tyre si sipërmarrës të rinjë duke siguruar mbështetje financiare përmes konkursit të ARNO-s, transmeton Portalb.mk.

“Projekti RISE (Regional Incubator for Social Entrepreneurs) , fillon me thirrjen e dytë të hapur për zhvillimin e ideve për ndërmarrjet shoqërore. Përmes një sërë punëtorish, ligjëratash, takimesh, programe mobile dhe mbështetjes financiare, të rinjtë do të kenë mundësinë të mësojnë, të rriten, të formësojnë biznesin e tyre dhe në të njëjtën kohë, të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të bashkësive të tyre lokale”, njoftojnë nga ARNO, duke sqaruar që të rinjtë duhet të jenë të moshës prej 18 deri 35 vjeç.

Të rinjtë deri në ditën e aplikimit, duhet të formojnë ekip dhe të plotësojnë formularin. Në Konkurs sqarohet që aplikantët e interesuar duhet të kenë identifikuar një çështje sociale ose mjedisore që ata duan të trajtojnë dhe / ose të punojnë në një ide, por pa filluar aktivitetet e vërteta të biznesit.

“RISE është një program që jep mundësi jo vetëm për inovacione, për të ëndërruar, por edhe për të provuar të ndryshojë gjërat, për të mësuar diçka dhe në fund të ditës, për të parë nëse një problem është i vështirë për t’u zgjidhur dhe për ta adresuar në një nivel dhe vend tjetër”, tha Irina Janevska nga ARNO, duke kërkuar nga të rinjtë të aplikojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button