RMV, padi ndaj 43 vjeçarit nga Tetova pasi në lokalin e tij rreth 80 përqind të qarkullimit nuk e paraqiste

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi ndaj 43 vjeçari nga Tetova për shkak tentimit të shmangie të tatimit gjatë veprimtarisë së tij tregtare, transmeton Portalb.mk.

“SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj 43 vjeçarit T.T. dhe personit juridik – objekti hotelerik nga Tetova, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale shmangie të tatimit”, raporton Policia e Maqedonisë.

Raportohet që i dyshuari çdo ditë kishte paraqitur vetëm 20 përqind të qarkullimit ditor, në atë mënyrë që kishte shpërndarë vetëm për atë pjesë llogari fiskale, ndërsa 80 përqind tjera të shërbimeve i kishte kryer duke dhënë kuponë të zakonshëm dhe jo letra fiskale.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button