fbpx

Rruga e mundimshme e refugjatëve afganë drejt kufijve të Europës

Grupe refugjatësh afganë në një numër të vogël hyjnë në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri çdo muaj me synimin për të udhëtuar drejt vendeve europiane përmes së ashtuquajturës “rruga ballkanike”.

Më parë rruga e refugjatëve që donin të arrinin vendet e Europës perëndimore nga Turqia dhe Greqia kalonte në Bullgari , Maqedoni, Serbi dhe Hungari për të shkuar drejt Gjermanisë dhe Austrisë,ndërsa tani një pjesë e grupeve të refugjatëvekalojnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja.

Ndryshe nga refugjatët e tjerë afganët janë ndër të vetmit që udhëtojnë në familje të mëdha, shpesh me një numër të madh fëmijësh dhe edhe kur kërkojnë azil në Shqipëri synojnë ta përdorin atë për të fituar kohë deri në largimin drejt vendeve europiane.

Sajad, është njëri prej refugjatëve që së bashku me gruan e tij dhe katër bashkëkombas, dy burra dhe dy gra, u ndaluan kësaj jave në kufirin shqiptaro grek nga shërbimet kufitare shqiptare dhe të FRONTEX.

Sajad , duke treguar shenjat e gërvishtjeve të lehta në këmbë nga shkurret, tha se kishte mbërritur afër kufirit shqiptar me transport publik dhe për dy ditë kishte kaluar me bashkëkombësit e tij në këmbë gjatë natës dhe ditës kufirin e gjelbër duke mos u pikasur nga rojet e kufirit.

Sajad, me një anglishte mjaft të mirë i tha Zërit të Amerikës se kishte studiuar dhe banuar në Kabul dhe se donte të jetonte në paqe duke punuar por këtë nuk mund ta bënte në vendin e tij.

Pjesëtar i komunitetit Taxhik, Sajad tha se kishte punuar në Kabul për Kompani amerikane No Lemon dhe para gati dhjetë muajsh kishte vendosur të emigronte në Europë së bashku me gruan në një udhëtim të mundimshëm duke përshkuar disa vende.

Ai tha se e la Afganistanin gati 10 muaj më parë duke përshkuar kufirin Afanistan –Pakistan, më tej Pakistan –Iran , më pas Iran Turqi , duke kaluar për në ishujt grekë dhe duke përfunduar në kryeqytetin grek Athinë.

Ishte një udhëtim gati dy muaj tha ai dhe shpesh herë me rreziqe kur kaloje nga një kufi në tjetrin.

“Kur mbërritëm në Greqi autoritetet greke na regjistruan në kampnë Kretë dhe pas një periudhe u zhvendosëm në Athinë ku qëndruam për gjashtë muaj” , thotë Sajad . “Interesoheshim gjithmonë për statusin tonë dhe merrnim si përgjigje “është periudha e pandemisë së koronavirusit, nuk mund të trajtojmë kërkesat për azil, nuk mund t`ju japim dokumente”.

“Ishim të sigurtë dhe të qetë në Greqi, nuk na kërcënohej jeta, por kishim nevojë të punonim, të ushtroja dijet e mija që mora në universitetdhe jo të flinim në park apo në rrugë”, thotë Sajad. “Ndaj zgjodhëm thotë ai , të udhëtojmë më tej drejt kufirit shqiptar me synim Gjermaninë apo Zvicrën”.

Sipas autoritetetev greke rreth 40 mijë afganë jetojnë në Greqi një pjesë me lejeqëndrimi dhe një pjesë tjetër pa dokumente. Që pas firmosjes dy vjet më parënga qeveria greke me qeverinë afgane të marrëveshjes së ripranimit një numër i madh afganësh synuantë udhëtojnë drejt Shqipërisë me qëllimin për të kaluar drejt vendeve europiane. Ndërkohë Greqia i ka pezulluar operacionet e riatdhesimit të refugjatëve të parregullt afganë prej situatës së fundit në Afganistan.

Sipas Institutit shqiptar të Statistikave në vitin 2019 në territorin shqiptar hynë nga Greqia 541 afganë duke u renditur të katërtit, sipas vendit të origjinës në numrin e personave që hynë në mënyrë të parregullt në Shqipëri.

Edhe në vitet e mëparshme shifrat për shtetasit afganë varionin nga 200-400 persona në vit ndërkohë që numri i azilkërkuesve nga Afganistani ishte shumë më i vogël.

Por ëndërra e Sajad për të kaluar drejt vendeve perëndimore është ndërprerë në kufirn shqiptaro grek. Pasi atajanë gjetur nga rojet shqiptare dhe ato europiane të kufirit FRONTEX pak kilometra nga kufiri greknë territorin shqiptar me dokumente jo të rregullta hyrjeje dhepas procedurës së shqyrtimit nga oficerët e emigracionit 6 afganët mes të cilëve Sajad dhe bashkëshortjado të rikthehen në Greqi me urdhër largimi.

Shqipëria i ka dekurajuar përpjekjet e refugjatëve që hyjnë në mënyrë jo të rregullt nga Greqia pasi vendi nuk mund të përdoret si tranzit për të kaluar drejt një vendi tjetër ndërkohë që Greqia, vendi nga ata kanë hyrë, si një anëtar i Bashkimit Europian ofron për ta siguri dhe kushtet normale të jetesës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button