Për herë të parë nxënësit në Maqedoninë e Veriut do të kenë libër për lëndën e inovacion, përkundër se kjo lëndë ligjërohet prej disa vite

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi që nxënësit do të kenë për herë të parë libra për lëndën e inovacionit në shkolla fillore, lëndë e cila një kohë të gjashtë ligjërohet nëpër gjithë shkollat e vendit si një lëndë e detyrueshme, transmeton Portalb.mk.

“Ka ardhur edhe teksti shkollor për inovacione, i cili po shtypet për herë të parë dhe i cili po ua lehtëson punën si nxënësve ashtu edhe mësimdhënësve, duke paraqitur një udhërrëfyes në mënyrën e zotërimit të qëllimeve dhe detyrave edukativo-arsimore”, deklaroi drejtoresha e SHF “Krste Petkov Misirkov”, Lujza Spasova, duke vlerësuar se shkolla është e gatshme të fillojë mësimin me prani fizike këtë vit shkollor.

Lënda Inovacione, është një lëndë e detyrueshme e cila ligjërohet në shkollën fillore te nxënësit e klasave të nënta vetëm një herë në javë.

Ministria ka sqaruar se këtë vit janë kursyer rreth 10 milionë denarë në blerjen e librave, ndërsa për herë të parë librat do të jenë të gatshme për nxënësit para fillimit të vitit shkollor.

“Shërbimi pedagogjik dhe ekipi negociues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës këtë vit arritën me negociata për 10 milionë denarë ta zvogëlojnë koston totale për prokurimin e teksteve shkollore të cilat sipas zgjidhjes aktuale ligjore që e rregullon  këtë fushë janë të miratuara të zbatohen në shkollat ​​në vend”, sqarojnë nga Ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button