Pekini: Fajësimi i Kinës për koronavirusin nuk e pastron SHBA-në

Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara për politizimin e përpjekjeve për të gjetur origjinën e koronavirusit, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Fajësimi i Kinës nuk e pastron SHBA-në”, tha Fu Cong, drejtor i përgjithshëm i epartamentit të kontrollit të armëve në Ministrinë e Jashtme kineze.

“Nëse duan ta akuzojnë Kinën pa arsye, atëherë le të përgatiten për kundërsulme nga Kina”, tha ai.

Inteligjenca amerikane pritet të nxjerrë brenda ditësh një raport mbi origjinën e koronavirusit, i cili është identifikuar për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

Raporti i inteligjencës është urdhëruar nga presidenti amerikan, Joe Biden, në muajin maj.

Një nga teoritë për origjinën e koronavirusit thotë se ai mund të ketë ketë dalë nga një aksident në një laborator të Kinës.

Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Biden e ka pranuar një kopje të raportit këtë javë dhe se komuniteti i inteligjencës është duke përgatitur një version të paklasifikuar për publikun.

Zyrtarët amerikanë, që u cituan në media, thanë se nuk presin që raporti të çojë në konstatime të prera.

Koronavirusi ka prekur mbi 213 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.4 milionë kanë humbur jetën.

Vendi më i prekur në botë është SHBA-ja, me mbi 38 milionë të infektuar dhe mbi 632,000 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button