Liria e bën “sefte” në Super Ligë

Është luajtur xhiroja e katër e Super Ligës së Maqedonisë në Basketboll, ku skuadra shqiptare “Liria”, më në fund ka marrë fitore 85:78, ndërsa viktimë e shkupjanëve përsëri ka qenë ekipi i Kumanovës. Ndeshja ka qenë shumë dramatike, pasi që dy ekipet kanë luajtur me ritëm të ndryshëm çerek pas çereku (16:22, 21:19, 32:13, 16:24).

Në ekipin e Lirisë më efikas ishte Tasovski, duke shënuar 28 pikë, ndërsa ishte i dobishëm edhe në mbrojtje ku realizoi 9 kërcime, ndërsa te mysafirët më i mirë është treguar Kostoski me 18 pikë të shënuara. Në ndeshjet tjera vlen të veçohet fitorja e Kozhufit ndaj Feni Industri, ndërsa në derbin e javës MZT “Skopje” e ka mundur Rabotniçkin me rezultat 86:74.

Në tabelë kryeson MZT me pikë të plota, 8 pas katër ndeshjeve, pason Rabotniçki me 7, Feni 6, Kozhuv 6, Liria 5 dhe e fundit Kumanova me 4 pikë. Ndeshjen e radhës Liria e luan të mërkurën, ku si nikoqire në Saraj, do të mirëpret Kozhuvin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button