Kovid-qendra në Tetovë publikoi statistikat për 24 orët e fundit: Pesë të vdekur dhe 14 të hospitalizuar

Pesë pacientë të hospitalizuar në kovid-qendrën në Spitalin e Tetovës vdiqën si rezultat i kësaj sëmundjeje gjatë 24 orëve të kaluara, informoi Dr. Gëzim Nuredini, koordinator në Qendrën kovid të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Për kurim në repartet spitalore janë pranuar 14 të sëmurë, ndërsa ka gjithsej 121 të hospitalizuar. Gjashtë persona të vaksinuar me një dozë, kurse pesë persona me dy vaksina.

Në ambulanca ekzaminime dhe kontrolle në 24 orë kërkuan gjithsej 208 persona.

Tetova, Shkupi dhe Gostivari janë qytetet që kanë numrin më të madh të të infektuarve në valën e fundit të pandemisë.

Sipas statistikave të publikuara dje, nga 1.166 rastet e reja me kovid, më shumë raste ka në Shkup – 375, pastaj në Tetovë – 159, Gostivar – 105, Strumicë – 76, Strugë – 75, Ohër – 53, Kumanovë – 44, Kërçovë – 43, Shtip – 24, Kavadar – 23, Veles – 22, Koçan – 18, Manastir dhe Shën Nikollë – nga 17, Radovish – 16, Prilep – 14, Dibër – 12, Resnjë dhe Probistip – nga 11, Gjevgjeli – 10, Kriva Pallankë – 8, Negotinë – 6, Krushevë dhe Makedonski Brod -nga 5, Dellçevë dhe Valandovë – nga 4, Berovë dhe Vinicë – nga 3, Bogdanc, Kratovo dhe Makedonska Kamenicë nga 1 rast.

Nga 29 të vdekur, gjashtë janë nga Tetova (37, 42, 57, 64, 73 dhe 81), pesë nga Struga (64, 67, 70, 76 dhe 77), katër nga Shkupi (47, 55, 69 dhe 79 ), nga tre të vdekur në Gostivar (54, 71 dhe 81), Kumanovë (52, 63 dhe 80) dhe Strumicë (66, 74 dhe 82), nga një i vdekur nga Kërçova (80), Manastiri (57), Velesi (54) , Makedonska Kamenica (58) dhe Pehçeva (67).

Kjo situatë, sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, lidhet kryesisht me shkallën e ulët të vaksinimit në këto rajone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button