Panovski: Viti shkollor duhet të fillojë me mësim të kombinuar, edhe online edhe me prezencë fizike

Është rrezik të fillohet viti shkollor me prezencë fizike, pasi ka shumë njerëz që nuk janë të vaksinuar, thotë doktor Nikolla Panovski. Ai konsideron se nëse diçka më serioze i ndodh një fëmije, atëherë do të ketë kaos pasi atmosfera është shumë e ndjeshme. Sipas tij, duhet të mundësohet mësimi i kombinuar duke pasur parasysh faktin se shumë nxënës në një klasë vështirë se mund të mbajnë distancë dhe t’u përmbahen protokolleve, transmeton Portalb.mk.

“Ndoshta duhej të mundësohet mësim i kombinuar, edhe me prezencë fizike edhe online. Punët do të varen nga ajo se si është strategjia, kurse qartë shihet, nuk ka strategji. Në Suedi kanë strategji, fëmijët i lëshuan në shkollë që të infektohen. Kjo është arsyeja pse ata nuk mbanin maska ​​dhe ende nuk kishin vdekje, kurse ky është një vend me 10 milion banorë. Kur fëmija do të sëmuret atje, ai qëndron në shtëpi dhe të tjerët vazhdojnë të shkojnë në shkollë. Në vendin tonë do të ketë kaos, një fëmijë do të sëmuret, e gjithë klasa do të jetë në izolim”, thotë Panovski.

Sipas tij, autoritetet shëndetësore e dinin që do të kishim regjistrim, zgjedhje, vit shkollor, prandaj nuk duhet të kishin lejuar dasma dhe tubime.

“Por ky është realiteti ynë”, shtoi Panovski.

Viti i ri shkollor, sipas MASh-it pritet të fillojë më 1 shtator dhe të gjithë me prezencë fizike. Por, nëse përkeqësohet situata epidemiologjike, elzistojne edhe dy alternativa të tjera: mësim i kombinuar ose online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button