“NaToçak” nga kandidatët për qeverisje lokale në Shkup kërkon qytet miqësor për ecje dhe çiklizëm

Iniciativa NaToçak kërkon nga kandidatët në zgjedhjet lokale në Shkup dhe komunat e Shkupit të propozojnë masa konkrete për trafik të qëndrueshëm dhe të sigurt në programet e tyre dhe të fokusohen për qytet miqësor për ecje dhe çiklizëm, transmeton Portalb.mk.

“Ndryshimet që po ndodhin në kryeqytet janë me ritëm shumë të ngadaltë, në disa komuna mungojnë plotësisht, kurse me çdo ndryshim pozitiv shpesh ka prapambetje në një fushë tjetër. Prandaj, NaToçak konsideron se qeverisja e ardhshme lokale duhet të ketë qasje më serioze me fokus në 10 pikat specifike që liston, të cilat i referohen lirimit të trotuareve dhe hapësirës publike, rrjetit të pandërprerë dhe të aksesueshëm të biçikletave, zero viktima në trafik dhe “zona 30 ” në territorin e të gjithë qytetit ku nuk ka shtigje të veçanta biçikletash, parkim praktik dhe të sigurt për biçikleta, standardizim i planifikimit dhe dizajnit të infrastrukturës së biçikletave, ditë pa makina, subvencione më gjithëpërfshirëse dhe të ndryshme për biçikleta dhe sistem me qira, shfrytëzim të tërësishëm të kejit të Vardarit si autostradë biçikletash, ndryshim në sistemin e komunikacionit të Shkupit”, thuhet në njoftim.

NaToçak njoftoi se këto dhjetë pika do t’ua dërgojë të gjithë kandidatëve në zgjedhjet lokale për Qytetin e Shkupit dhe komunave të Shkupit sapo KShZ të njoftojë zyrtarisht pjesëmarrësit, por gjithashtu do të bëjë edhe vlerësimin e programeve të ofruara nga të gjitha partitë politike dhe kandidatët e pavarur sipas pikave në listë.

Iniciativa tashmë për nëntë vitet e fundit është marrë me analizat dhe masat për promovimin e trafikut të biçikletave në kryeqytet, por edhe për sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm, planifikimin urban, qytete për njerëzit dhe zonat e ndërlidhura. Masat e propozuara kanë për qëllim krijimin e larmisë së opsioneve të transportit, por edhe një numër përfitimesh të tjera shëndetësore, urbane dhe mjedisore.

Më shumë për dhjetë masat mund të lexoni në këtë link.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button