Shtatëdhjetë e dy qytetarë nga Maqedonia e bartën virusin në Itali, dy janë në kujdes intensiv

Ditët e fundit, në rajonin e Trevisos, Itali, u vërtetua se një grup prej 72 pasagjerësh, të cilët janë kthyer prej pushimeve në Maqedoni, ishin pozitivë me koronavirus. Dy nga pacientët, një grua 37-vjeçare dhe një burrë 48-vjeçar, janë shtrirë në spital në kujdes intensiv, transmeton Portalb.mk.

Zyrtarët shëndetësorë në rajon thonë se shumë nga të infektuarit janë anëtarë të familjeve ose të njohur që kanë udhëtuar me autobus ose makinë të njëjtë pa përdorur mbrojtjen e duhur (maska ​​dhe distancë), ka raportuar gazeta lokale.

Pas kthimit, shumë prej tyre kanë shfaqur simptoma tipike të sëmundjes, kurse testet e kontakteve të afërta konfirmuan përhapjen e infeksionit. Për momentin nuk ka informata se sa nga të infektuarit ishin vaksinuar.

Autoritetet shëndetësore italiane përkujtojnë se për të kthyerit nga Maqedonia parashihet karantinë 5-ditore dhe të bëjnë test falas për kovid-19.

Gjatë ditëve të kaluara, MPB shpesh publikoi në buletine se njerëzit kalojnë përtej kufirit edhe pse kanë vendime për izolimi duke qenë pozitivë në koronavirus. Ka njoftime se për ata do të ketë kallëzime përkatëse.

Deri më tani, rasti më specifik ishte ai çiftit të porsamartuari nga Tetova, të cilët kanë bërë dasmë, megjithëse edhe çifti dhe e gjithë familja ishin rezultuar pozitivë në testet e shpejta për kovid, e pas dasmës kishin shkuar në muajin e mjaltit jashtë vendit.

Përndryshe, dje në Maqedoni ishin regjistruar gjithsej 1.166 raste të reja nga 6.458 të testuar, 232 pacientë janë shëruar, ndërkaq 29 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 171.576, të shëruarve 153.148, të vdekurve 5.755, ndërkaq për momentin ka 12.673 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button