PD: Aleanca e ngjalave, për t’i shpëtuar 21 janarit

Partia Demokratike tha sot se inkurajon drejtësinë si dhe garanton shqiptarët se, do të bëjë gjithçka për të nxjerrë para drejtësisë organizatorët dhe nxitësit e dhunës ndaj institucioneve, që sollën katër të vrarë më 21 janar.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se Rama ka krijuar aleancën e ngjalave si aleancë shpëtimi për 21 janarin.

Sipas PD-së, tashmë është e qartë se njeriu që manipuloi videon, që organizoi 21 janarin dhe që përdori dhimbjen e familjarëve të viktimave, po bën çdo gjë për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Tashmë është e qartë se kush e nisi, kush e përdori dhe kush po kërkon ta mbyllë 21 janarin.”- theksoi Vorpsi./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button