Thuajse gjithë sasia e qymyrit në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike

Maqedonia e Veriut vazhdon të shfrytëzojë qymyrin si një nga lëndët për prodhimin e energjisë elektrike, ashtu që 93.17% e sasisë së përgjithshme shfrytëzohet për këtë interes, transmeton Portalb.mk.

Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 66.5% në harxhimin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 93.17 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që gjatë muajit qershor të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 529 670 МWh energji elektrike, 17.457 mil. nm3 gaz natyror, 281 511 ton qymyr dhe 97 130 ton produkte të naftës.

Në prodhimin e përgjithshëm bruto të energjisë elektrike, dominojnë Termocentrale (44.1%), pastaj Hidrocentralet (31.5%), termocentralet e kombinuara (19.8%), centralet e erës (2.6%), centrale me biogaze (1.3%), centralet solare (0.7%), etj.

Në lidhje me përdorimin e produkteve të naftës, 63.4% e sasisë së naftës përdoret për transport, 9.5 % si koks nafte, 8.4% benzin për motor, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button