Katër medalje për ekipin e karatesë të Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian në Finlandë

Ekipi i Maqedonisë në karate u kthye me katër medalje nga Kampionati i 48 -të Evropian (KE) për kadetë, juniorë dhe të seniorë të rinj (U 21), i cili u zhvillua fundjavën e kaluar në Tampere, Finlandë, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Është sukses jashtëzakonisht i madh për karatenë në Maqedoni, duke pas parasysh se në Kampionatin Evropian në Tampere garuan më shumë se 1.000 garues nga 45 vende.

“Me suksese të tilla, karate është në rrugën e duhur për t’u bërë sporti më numrin më të madh të trofeve në vend. Jam i sigurt se në të ardhmen e afërt këta fëmijë do të jenë fitues të medaljeve edhe në kategorinë e të rriturve”, tha drejtori Naumçe Mojsovski në konferencën për shtyp në Agjencinë për Rini dhe Sport.

Ai shtoi se rezultatet e arritura sportive janë punë kryesisht e sportistëve, por edhe e angazhimit të trajnerëve të klubeve, trajnerëve, si dhe vendosja e sistemit në federatën e karatesë.

“Është kënaqësi e madhe të jesh përzgjedhës i fëmijëve kaq të rinj, të talentuar dhe të motivuar. Rezultatet në Tempere e renditën vendin tonë në pozitën e dhjetë për nga suksesi në konkurrencë evropiane mes 45 vendeve, që është një tregues real i cilësisë së karatesë në  Maqedoni”, theksoi trajneri Arlind Huseini.

Seleksionuesi për pjesën e luftave Aleksandar Kuzmanovski foli për detajet e pjesës së garave, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes financiare të ARS, e cila përmes bursave për të rinjtë jep motiv të mëtejshëm për t’u marrë me sport.

Në konferencën për shtyp folën edhe fituesit e medaljeve: Stefan Stojanovi në garat e juniorëve (kategoria mbi 76 kg) – ari, Andrej Basarov në garat e kadetëve (mbi 70 kg) – argjend, dhe Matej Belistojanoski, gjithashtu në garat e kadetëve (deri në 55 kg) – bronz, si dhe i seniori i ri Stole Smilkovski (deri në 67 kg), i cili u ngjit në podium me medalje argjendi, duke fituar kështu të drejtën për një bursë të kategorisë ndërkombëtare nga Agjencia për Rini dhe Sport.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button