Nikollovski publikoi disa nga kandidatët për kryetarë të komunave, edhe në Tetovë LSDM-ja do të ketë kandidat

Sekretari i Lidhjes Socialdemokrate në Maqedoninë e Veriut (LSDM), Lupço Nikollovski në orës e pasdites ka publikuar disa nga kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor, transmeton Portalb.mk. Ai sqaroi që deri më tani kanë përcaktuar 50 kandidatë për kryetar të komunave.

Kjo është lista e disa kandidatëve për kryetar të konfirmuar nga Nikollovski: Prilep – Goran Sugareski, Sveti Nikollë – Sasho Velkovski, Karposh – Dushko Veskovski, Tetovë – Hendi Alezoviq, Aerodrom – Aleksandar Filipovski, Sopishte – Sasho Stojanovski, Jegunovcë – Darko Bllazhevski, Kavadar – Goran Todorov, Kratovo – Vllatko Bojkovski, Çeshinovë – Goran Kërstev, Zërnovci – Viktor Angellov, Ilinden – Aleksandar Todorovski, Novo Sellë – Xvonko Angellov, Veles – Nenad Kociq, Bërvenicë – Mirko Stojanovski dhe Demir Hisar – Stevçe Mitrevski.

Ai konfirmoi që në Shkup do të garojë me kryetarin aktual, Petre Shilegov.

Ndryshe, kryeministri Nikollovski konfirmoi marrëveshjes e arritura ndërmjet kryeministrit Zaev dhe partnerëve të koalicionit, se do të mbështesin njëri-tjetrin në zgjedhje lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button