Sveçla tregoi sa afganë do të strehojë Kosova

Rreth 2.000 shtetas afganë pritet të vijnë në Kosovë. Kështu bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Xhelal Sveçla. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Sveçla tha për ardhjen e afganëve, institucionet e Kosovës po koordinohen rregullisht me aleatët amerikanë në Afganistan, NATO e në Kosovë.

Sveçla tha po ashtu se qëndrimi i personave që do të vijnë nga Afganistani nuk do të jetë i gjatë dhe siç u shpreh ai, Kosova mund t’iu ofrojë atyre mbrojtje të përkohshme në kohëzgjatje prej një viti.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Sveçla, në Kosovë pritet që të vijnë një numër i shtetasve nga Afganistani. A dihet se sa persona do të strehohen në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Ne jemi duke biseduar me partnerët tanë për të parë nevojat e afganëve për strehim dhe pastaj për të kalkuluar edhe potencialin apo mundësitë e shtetit të Kosovës për t’i strehuar ata.

Numri për të cilin po flasim, dhe gjithmonë po flasim për strehim të përkohshëm, është diku rreth 2.000.

Radio Evropa e Lirë: A dihet se kur përafërsisht do të vijnë ata në Kosovë?

Xhelal Sveçla: Është çështje e organizimit e të gjithë këtij procesi të evakuimit të shtetasve afganë nga aeroporti i Kabulit për te vendet treta dhe pastaj te ne në Republikën e Kosovës. Është çështje organizative, është një aktivitet jashtëzakonisht i madh logjistik i ushtrisë amerikane, por edhe gjithë aleatëve të tjerë të NATO-s, dhe prandaj nuk kemi një orë, ditë, datë të përcaktuar saktë.

Ne jemi në dispozicion, jemi në kontakt të vazhdueshëm, qoftë me zyrtarët këtu, qoftë me zyrtarët e shtetit amerikan në Amerikë dhe në vendngjarje, por edhe me bashkëpunëtorë të tjerë të shteteve të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button