Kosovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin Krivaqa për vrasjen e Marigonës 18 vjeçare

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, të pandehurit D.K., nën dyshimet për kryerjen e veprës penale: vrasje e rëndë, shkruan Radio Evropa e Lirë. 

D.K. dyshohet se, në bashkëveprim me të pandehurin tjetër A.S., ka dhunuar deri në vdekje viktimën M.O., 18 vjeçe.

Rasti, sipas njoftimit të Gjykatës, ka ndodhur më 22 gusht, ndërsa A.S. ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes dhe “ka marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike” kundër viktimës.

Dy të pandehurit, thuhet në njoftim, e kanë lënë viktimën në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, dhe janë larguar.

A.S. është arrestuar të hënën, ndërsa D.K. është kapur nga autoritetet e rendit të martën.

Sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, D.K. ka qenë partner i viktimës.

Rasti ka shkaktuar protesta në Ferizaj dhe thirrje për drejtësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button