Zaev dhe Shekerinska u takuan me ministrin Mehaj nga Kosova, u nënshkrua edhe marrëveshja kundër lajmeve të rrejshme

Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar takim me homologun nga Kosova, Armend Mehaj, duke u shoqëruar edhe me nga kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

“U konstatua nga të dy anët se integrimi në NATO nënkupton stabilitet dhe siguri për shtetin dhe rajonin dhe mundëson zhvillim ekonomik”, raportojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke vlerësuar se në takim u konfirmuan raportet miqësore ndërmjet dy shteteve.

Në takim u theksuan politikat për dialog dhe përparim të Maqedonisë së Veriut dhe mundësitë për bashkëpunim, ndërkohë Qeveria theksoi që vlerën e integrimit të vendit në NATO.

“Në takim u shpreh gatishmëria nga Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria për ndarjen e përvojës në nivel këshillues, në fushën e integrimeve në NATO”, raportojnë nga Qeveria, duke theksuar se pjesë e takimit ishte edhe tema për Afganistanin dhe pandeminë.

Shekerinska raportoi që këta 20 vite, rreth 3500 ushtarë nga Maqedonia e Veriut, kanë kontribuar në stabilitetin e Afganistanit.

“Ndjehem i nderuar që jam këtu me Ju, sepse Maqedonia e Veriut ka kaluar nëpër shumë faza që Kosova duhet t’i kalojë dhe prej të cilat do të mësojë shumë, siç edhe kemi mësuar”, deklaroi Mehaj, duke shtuar që “kemi nënshkruar edhe Memorandum për mirëkuptim me Maqedoninë e Veriut në luftën kundër lajmeve të rrejshme. Kjo është një luftë e re që ndodh çdo ditë”.

Ministrja Shekerinska sqaroi që lufta kundër dezinformatave do të jetë në kuadër të NATO-s, ashtu që trajnime për këtë qëllim do të realizohen në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

“Presim që hapin e radhës ta hedhim në fillim të shtatorit, me një seancë të përbashkët nga të dy qeveritë, ku do të japim mesazhin që rajoni i jonë ka mësuar nga gabimet e të kaluarës”, deklaroi Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button